Masë ndaj gjyqtarit, tërhoqi zvarrë gazetarin e "Fiks Fare"
Një vit pasi tërhoqi zvarrë një gazetar të emisionit investigues, "Fiks Fare", KLD ka vendosur të procedojë me masë disiplinore gjyqtarin Murat Lleshi. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur dje transferimin e gjyqtarit Lleshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat. Pas kërkesës së bërë nga ana e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për marrje mase disiplinore në ngarkim të gjyqtarit Lleshi, KLD-ja nuk ka marrë masë ekstreme ndaj tij, por ka vendosur dje edhe delegimin e këtij gjyqtari nga Gjykata e Matit në Gjykatën e Kurbinit. Ndërkohë, burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kanë sqaruar se dje nuk është arritur dot të shqyrtohen të gjitha provat kundër shtatë gjyqtarëve të tjerë. Kështu, burimet shpjegojnë se KLD-ja do të caktojë një datë tjetër për të gjykuar në lidhje me gjyqtarët e tjerë, për të cilët pretendohet se janë kapur me shkelje nga ana e inspektoratit. Transferimi i gjyqtarit Murat Lleshi lidhet jo vetëm me inspektimet e bëra nga ana e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe me dëmtimin që i është shkaktuar gazetarit të emisionit "Fiks Fare", pas tërheqjes zvarrë me automjetin e tij. Gazetari në ato momente u përpoq që t‘i merrte një intervistë, por përfundoi në spital me dëmtime të mëdha. Ndërkaq, gjyqtarët e tjerë, të cilët do të procedohen në ditët në vazhdim, janë kapur me shkelje të ndryshme, duke nisur që në zvarritje të zbardhjeve të vendimeve, por edhe në shkelje gjatë procesit të gjykimit. Disa prej provave kundër tyre janë vlerësuar dje, por nuk është mundësuar shqyrtimi i të gjithave për të marrë ndonjë vendim tjetër ndaj shtatë gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Manjola Bejleri, që është edhe kryetare e shoqatës së gjyqtarëve. Madje, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar largimin e kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri nga Gjykata e Tiranës. Ai i ka bërë një kërkesë për procedim disiplinor Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht në kohën kur Bejleri ka hedhur kandidaturën për kryetare e Gjykatës së Tiranës. Ministri Alibeaj e ka argumentuar këtë kërkesë për masë ndaj gjyqtares Bejleri, se ajo ka vonuar procesin gjyqësor për një çështje. E për këtë kërkohet transferimi i saj jashtë Gjykatës së Tiranës për një periudhë kohore 1-2 vjet, ndërkohë që Bejleri ka qenë një ndër kritikueset më të ashpra të ligjit për organizmin dhe funksionimin e administratës gjyqësore. Në listën e gjatë të gjyqtarëve të kapur me shkelje nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë edhe gjyqtarët Bujar Musta, Pajtime Fetau, Gjin Gjoni, Dhihmi Shahu, Alaundin Malaj dhe gjyqtarja Meme Rexho. Ndërsa dy ditë më parë u diskutua mbi projekt-dekretin "Për krijimin e rretheve gjyqësore, caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre". Diskutimi bashkoi në unanimitet të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke e konsideruar aprovimin e këtij akti si një hap të domosdoshëm, i cili do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e procedurave gjyqësore. Risia e këtij projekt-dekreti është rikrijimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke marrë në konsideratë faktorë si tendenca e rritjes së volumit të çështjeve gjyqësore nga ky rreth, largësia gjeografike me rrethet e tjera gjyqësore dhe numri i popullsisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë propozoi që në kompetencën territoriale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet të përfshihet edhe Bashkia e Leskovikut, për shkak të largësisë së madhe gjeografike që banorët e kësaj bashkie detyrohen të përshkruajnë për të përmbushur nevojat e tyre gjyqësore.
Gjyqtarët për procedim
Bujar Musta
Pajtime Fetau
Gjin Gjoni
Manjola Bejleri
Dhihmi Shahu
Alaundin Malaj
Meme Rexho
Historia
E gjithë ngjarja u filmua nga kamera e emisionit
Gjyqtari Lleshi, si e
mori zvarrë gazetarin
Gati një vit më parë, gjyqtari i Gjykatës së Matit, Murat Lleshi, ka dhunuar gazetarin e emisionit "Fiks Fare", Ksenofon Ilia. Gjyqtari Lleshi, në datën 20 maj të vitit 2008, e ka aksidentuar Ilian përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit. Gazetari i "Fiks Fare" kishte realizuar një kronikë në fshatin Urakë, ku banorët ankoheshin se gjyqtari Lleshi nuk i kishte lejuar të ndërtonin urën e fshatit dhe priste para Gjykatës së Matit për të marrë një reagim nga gjyqtari Lleshi. Gjyqtari e ka parë gazetarin teksa ishte duke biseduar me të vëllain. Sapo gazetari ka filluar t‘i afrohet, gjyqtari Lleshi ka hipur në fugonin e të vëllait dhe ndërsa gazetari ka kërkuar që t‘i marrë një përgjigje se përse nuk i lejon bashkëfshatarët e tij të Urakës të ndërtojnë urën, vëllai i gjyqtarit i ka dhënë gaz makinës, duke tërhequr zvarrë për disa metra gazetarin e "Fiks"-it, i cili më pas është përplasur në tokë. Grupi i xhirimit i "Fiks Fare" ka vazhduar të këmbëngulë për të marrë një përgjigje nga gjyqtari Lleshi dhe e ka ndjekur fugonin e tij. Gjatë gjithë rrugës, vëllai i gjyqtarit, që drejtonte fugonin, ka fyer disa herë me shenja grupin e xhirimit të "Fiks Fare" dhe në një moment ai i ka kërkuar gjyqtarit të nxirrte pistoletën dhe t‘ia drejtonte grupit të xhirimit të "Fiks Fare". E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e emisionit. Më pas, gazetari Ilia ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit, ku prokurorët e Matit kanë marrë edhe kallëzimin e tij kundër veprimeve të dhunshme të gjyqtarit Murat Lleshi. Ka qenë prokurori Sabri Kastrati, i cili ka regjistruar kallëzimin penal të gazetarit të "Fiks Fare" kundër gjyqtarit Murat Lleshi, i cili, i veshur me imunitetin që i jep ligji, guxoi dhe drejtoi armën kundër gazetarëve.
Vendimi
KLD shtyn afatin për
kryegjyqtarin e Tiranës
Procedimi disiplinor ndaj tetë gjyqtarëve u paralajmërua dy ditë më parë nga KLD dhe në mbledhjen e saj u legjitimua nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, anëtarja më e re e tij, Lefterije Lleshi, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë pak kohë më parë. Një pikë tjetër diskutimesh në mbledhjen e dy ditëve më parë kanë qenë dhe shpallja publike e disa vendeve vakante për gjyqtar, si pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, ashtu dhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kjo e fundit, e krijuar pas largimit në Gjykatën e Lartë të gjyqtares Mirela Fana. Gjithashtu, këshilli vendosi të zgjasë afatin zyrtar të paraqitjes së kërkesave dhe dokumentacionit përkatës edhe për një muaj për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Tiranë. Në zbatim të ligjit "Për ndihmën juridike", Këshilli i Lartë i Drejtësisë caktoi Neshat Fanën si përfaqësues të tij në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.