E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim me 80 mije nje person ne ndjekje penale

Nje person u mor nga policia e Tiranes ne ndjekje penale me akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit ne shuma te medha pasi nje vit e gjysme me pare ne kryeqytet i kishte marre nje personi nje shume prej 80 mije dollaresh me premtimin se do te hapte nje biznes dhe me pas ato do tia kthente me interes.


Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit qe thane se pas denoncimit te te demtuarit i cili kishte gjithashtu nje biznes te vogel policia nisi hetimin dhe mori ne ndjekje penale 52- vjecarin e dyshuar per akuzen e mashtrimit.


Mesohet se ky i fundit ka pasur me pare edhe konflikte te ndryshme gjyqesore me persona te ndryshem pikerisht per probleme financiare me nje biznes me te cilin ai ka punuar ndersa ishte i paditur. Nderkaq ne ngarkim te tij policia ka nisur nje procedim penal te referuar ne prokurori duke e akuzuar ate per akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit.


Sipas policise i demtuari emri i te cilit nuk behet i ditur pretendonte se Keci i kishte marre atij shumen prej 80 mije dollaresh ne mesin e vitit 2009 me argumentimin se i duheshin per biznes.


Nderkaq edhe pse kane kaluar me teper se 18 muaj nga koha e marrjes se kesaj shume parash ne forme borxhi nga i pandehuri ai nuk i ka kthyer borxhliut te tij asnje qindarke e madje duke kaluar nje kohe te konsiderueshme nga afati qe kishin rene dakord te dy palet.


Pas kryerjes se veprimeve dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarit Keci policia referoi ne prokurori dosjen ne ngarkim te tij me akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit ne shuma te medha. Pritet qe ne ditet ne vazhdim prokuroria te kryeje edhe veprime te tjera ne ngarkim te te akuzuarit me qellim sqarimin e plote te rrethanave ndaj tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›