E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ekonomike leke dhe ushqime

Kabineti Ministror ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore nje vendim ky qe eshte cilesuar si hapi i pare ne procesin e reformimit te skemes se ndihmes ekonomike me qellim zhdukjen e varferise deri ne 2012-en.


Ndryshimet ligjore parashikojne perfshirjen e grupeve te reja perfituese te ndihmes kushtezimin e te drejtes se perfitimit te ndihmes ekonomike me pune dhe sherbime si dhe percaktimin e kritereve qe bazohen ne nje sistem vleresimi te bazuar ne nevoja.


Si kategori te reja perfituese projektligji parashikon viktimat e dhunes ne marredheniet familjare dhe jetimet qe nuk jane ne institucione. Per here te pare eshte vendosur qe ndihma ekonomike te jete jo vetem nje pagese ne leke por edhe perfitim mujor ne natyre.


Kriteret e perfitimit te ndihmes ekonomike do te bazohen ne nje sistem vleresimi te bazuar ne nevoja duke pasur parasysh perberjen e familjes burimet e te ardhurave si perfitimet e mbrojtjes sociale te ardhurat e mundshme nga kapitali si toka bagetia dhe variablave te tjera te vecanta social-ekonomike qe lidhen me statusin e varferise.


Tashme eshte propozuar qe ndihma ekonomike te kushtezohet me pjesemarrjen ne pune apo sherbime te cilat kontribuojne ne targetimin me te mire te individeve ne nevoje mbulim me te ardhura me te larta per familjen perfitimin e komunitetit ku ofrohen keto pune apo sherbime reduktimin e nivelit te varferise dhe realizimin e kthimit te skemes se NE-se nga skeme pasive ne nje skeme aktive. Ndryshimet parashikojne mbeshtetjen me pagese shtese per femijet e familjeve ne skemen e ndihmes ekonomike te cilet ndjekin arsimin e detyrueshem.


Gjithashtu eshte parashikuar mbeshtetje edhe ndaj atyre familjeve ku bashkeshortet jane ne proces zgjidhje martese. Po ashtu ne projektligj propozohet qe Sherbimi Social Shteteror SHSSH te ngreje dhe te administroje regjistrin elektronik kombetar te personave qe aplikojne per ndihme ekonomike pagesen e aftesise se kufizuar dhe per sherbimet e perkujdesit shoqeror.


Ndryshimet e miratuara nga Keshilli i Ministrave ne ligj pritet te sjellin mbeshtetje me te mire dhe te plote per te gjitha kategorite ne nevoje dhe kontroll me te mire te skemes se ndihmes ekonomike.


Perfituesit


Keshilli i Ministrave ka vendosur nga dita e djeshme qe ndihma ekonomike qe do te perfitojne kategori te caktuara sociale nuk do te jete vetem ne leke por edhe ne natyre. Perfitime ne natyre eshte mbeshtetja ne mallra ushqimore dhe te perdorimit te perditshem e ne veshmbathje qe u jepen familjeve dhe individeve ne nevoje - thuhet ne vendim e djeshem ndersa percaktimi i tyre do te rregullohet me akte te tjera ligjore.


Pas ndryshimeve te djeshme ne ligj jane pese kategorite e reja qe do te perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike familjet ne nevoje jetimet te cilet nuk jane ne institucione prinderit me me shume se dy femije te lindur njeheresh qe u perkasin familjeve ne nevoje viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e perkujdesit shoqeror deri ne momentin e punesimit te tyre si dhe viktimat e dhunes ne marredheniet familjare per periudhen e vlefshmerise se urdhrit te mbrojtjes ose te urdhrit te menjehershem te mbrojtjes.


Ashtu sikunder ka ndodhur edhe me pare vlera e ndihmes ekonomike qe do te perfitojne familjet ne nevoje dhe kategorite e tjera do te percaktohet me vendim te keshillit te ministrave.


Ajo cka eshte vendosur dje eshte se kriteret e perfitimit te ndihmes ekonomike do te vleresohen sipas nevojave dhe do te mbajne parasysh variable per gjendjen e varferise te percaktuar bashkerisht duke perdorur pesha te qarta objektive dhe transparente si pjese e nje formule te pikezuar.


Ashtu si vlera edhe detajet e formules dhe procedurat per percaktimin e perfitimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Ndryshimet e reja ne ligj parashikojne edhe rastet kur personat mund te humbasin te drejten e perfitimit te ndihmes ekonomike.


Kjo mund te ndodhe vetem ne dy raste kur personi ne moshe pune anetar i familjes ne nevoje nuk merr pjese ne pune apo sherbime si dhe ato raste qe percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Ndersa femijet qe vijne nga familje ne nevoje te cilet perfitojne ndihme ekonomike si dhe jetimet qe nuk jane ne institucione qe ndjekin arsimin e detyrueshem marrin nje pagese shtese deri ne mbarimin e arsimit te detyrueshem ne masen e percaktuar nga Keshilli i Ministrave.


Anetarit te familjes ne nevoje qe eshte person me aftesi te kufizuara invalid pune nuk i llogaritet mase ndihme ekonomike ne strukturen e mases se ndihmes ekonomike per familjen.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›