E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi. Një “Grand prix” që veç në Shqipëri mund të fitohej



Petrika GROSI
Që prej 1 nëntorit, koha kur u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Montpelie të Francës, mediat shqiptare nisën të shkruajnë me superlativa dhe me bujë të madhe mbi një regjisor të talentuar shqiptar (Ilir Harxhi), i cili me filmin e tij me metrazh të shkurtër, “Shkallët”, na paskësh tronditur Francën, duke triumfuar kështu mbi të gjithë filmat e tjerë pjesëmarrës në këtë festival prestigjioz. Madje vetë Harxhi nuk ka hezituar aspak të deklarojë në dhjetëra intervista e prononcime nëpër gazeta dhe televizione, se ai ka fituar çmimin “Grand prix” në Festivalin e Montpeliesë. E sikur kjo të mos mjaftonte, që ditët e para të kthimit të tij në Shqipëri, regjisori është pritur si një hero nga vetë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango, i cili me këtë rast kërkoi të shfrytëzonte suksesin dhe të merrte një pjesë të mirë të protagonizmit, duke dhënë njoftimin i pari që në darkë dhe mëngjesin tjetër, duke dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku e ka quajtur këtë çmim si arritje të kinemasë shqiptare, mbi të cilën Ministria që ai drejton ka merita të padiskutueshme falë politikave dhe mbështetjes së saj ndaj regjisorëve të talentuar dhe kinemasë... Në fakt, e ngatërruam pak radhën e gjërave; njoftimi i parë për këtë sukses të regjisorit Harxhi dhe filmit shqiptar në Francë u dha pikërisht nga MTKRS-ja e zotit Pango. Dashur pa dashur, për arsye që dihen në gazetari si koha e pakët në dispozicion, apo edhe vërtetësia e një lajmi të publikuar nga një institucion i lartë qeveritar, që presupozohet të jetë e niveleve të larta), bënë që ky lajm të merrej si i mirëqenë prej mediave, të cilat e publikuan menjëherë. Deri këtu gjithçka është në rregull, ose të paktën kështu duket...
Pjesa e padukshme në të gjithë këtë histori, ajo që ka të bëjë me të vërtetën substanciale, lidhet me një vëzhgim rastësor tonin, që i kemi bërë faqes së internetit të Festivalit të Filmit në Montpelie (www.cinemed.tm.fr); për habi të të gjithëve rezulton se filmi “Shkallët”, i regjisorit Harxhi, jo vetëm që nuk ka qenë fitues i Grand Prix-it, por nuk është as fitues i ndonjë çmimi tjetër, përveçse një falënderimi special (special mention), që i bëhet nga juria në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tij në këtë festival. Dhe për të qenë më konkretë për gjithë sa themi, publikojmë bashkëngjitur me këtë shkrim listën e fituesve dhe të të gjitha çmimeve të shpallura për këtë vit nga Festivali i Montpeliesë në ueb-sajtin e tij.
Nëse regjisori Harxhi nuk është i vetëdijshëm se çfarë çmimi ka marrë, atëherë i falet protagonizmi që ka bërë dhe deklaratat anembanë në masmedian shqiptare. Por nuk mund t’i falet një gjë e tillë një institucioni serioz si Ministria e Turizmit dhe Kulturës, siç nuk mund të na falej ne, aq më tepër heshtja për këtë mashtrim dhe tallje të madhe me gjithë publikun shqiptar.
Për fat të keq ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre. Ndodh shpesh që artistë shqiptarë, të cilët shkojnë disa vite jashtë shtetit, kur rikthehen në Shqipëri thonë çfarë t’u dojë qejfi, fitojnë të gjitha çmimet dhe famën që shohin në ëndrrat e tyre dhe priten si hollivudianë, gjigantë të letrave, pikturës, muzikës, baletit etj... Kjo ndoshta vjen nga mungesa e profesionalizmit të gazetarisë, të paktën sa i takon asaj kulturore, por edhe më tepër nga diletantizmi i institucioneve të larta shtetërore, siç ishte rasti konkret me MTKRS-në. Dhe për ta mbyllur këtë shkrim po citojmë regjisorin Harxhi gjatë njërës prej intervistave të dhëna prej tij: “Dark comedy ‘Stairs’ (Shkallët) përfaqëson një sukses për kinemanë shqiptare. Unë jam shumë i gëzuar që mora çmimin ‘Grand prix’ në shtëpinë e parë të kinemasë. Kjo qe një arritje për të gjithë ekipin realizues në përgjithësi dhe për mua si producent dhe regjisor në veçanti. Ky çmim qe një arritje, e cila më jep forcë për të prodhuar dhe filma të tjerë në të ardhmen e afërt”.

2008 winners’ list

Feature films

• Golden Antigone (City and District of Montpellier)
Jury : Danielle Arbid (director, Lebanon), Florence Colombani (director, writer, France), Philippe Faucon (director, France), Dominique Fernandez (writer, member of the Académie française, France), Henry-Jean Servat (journalist, writer, France)
The Tour, by Goran Markovic (Serbia/Bosnia and Herzegovina)
€15,000 awarded by the City and the District of Montpellier
€30,000 in advertising awarded by CINECINEMA for the release of the film
€2,500 in technical services awarded to the distributor by Titra Film

Special mentions to:
Le Chant des mariées, by Karin Albou (France/Tunisia)
and
Exchange, by Nicolae Margineanu (Romania)

Critics' Award (Crédit Coopératif)
Jury : Barbara Lorey de Lacharrière (journalist, member of the FIPRESCI jury, France), Angel Comas (Dirigo por, Spain), Salah Hashem (Cinemaisis, Egypt), Alain Masson (Positif, France), Alex Masson (Radio Nova, France), Richard Pevny (L’Indépendant, France), Umberto Rossi (Cineforum,Italy), Milan Vlajcic (Blic, Serbia)
Pranzo di ferragosto, by Gianni Di Gregorio (Italy)
€2,000 awarded to the director by Crédit Coopératif

• Filmgoers' Award (Midi Libre)
A Fiance for Yasmina, by Irene Cardona (Spain/Morocco)
€4,000 awarded to the director by Midi Libre

• JAM award for best music
Jury : Geneviève Davasse (violonist, orchestre national de Montpellier LR), Gérard Pansanel (musician, composer), Jean-François Fontana (president pf JAM), Jean Peiffer (director of JAM)
to Mazlum Cimen for the music of
Dot, by Dervis Zaim (Turkey)
€1,200 awarded by JAM

• Nova Award
The Tour, by Goran Markovic (Serbia/Bosnia and Herzegovina)
€4,800 in advertising awarded by Radio Nova for the release of the film

• Technical Support Award (Eclair Laboratories)
Le Chant des mariées, by Karin Albou (France/Tunisia)
€4,500 in technical services awarded to the director by Eclair Laboratories

• Young People's Award (CMCAS Languedoc)
Kino Lika, by Dalibor Matanic (Croatia/Bosnia and Herzegovina)
€2,000 awarded to the director by CMCAS Languedoc

-----------------------------------------------------------------

Short films

• Grand Prix for Short Films (City and District of Montpellier)
Jury : Fejria Deliba (actresse and director, France), Juliette Sol (producer, France), Philippe Germain (Director of the Agence du court métrage, France), Gjergj Xhuvani (director, Albania)

Wolfly, by Matevz Luzar (Slovenia)
€4,000 awarded to the director by the City and the District of Montpellier

Special mentions to:
Stairs, by Ilir Harxhi (Albania)
and Houria, by Mohamed Yargui (Algeria)

Special prize of the jury:
Waltzes and Tangos from the Village of Whitewater, by Ivan Vladimirov (Bulgaria)

• Filmgoers' Award (Eclair - Kodak - Titra Film)
The One in Charge, by Sergio Barrejón (Spain)
€1,500 in laboratory services, ten 122-m reels of film negative and €500 in subtitling services

• Young audience Award (Ville de Montpellier)
Tied:
C'est dimanche !, by Samir Guesmi (France)
and
Insights, by Dana Keidar (Israel)
€1,000 awarded to each director

• Beaumarchais Association Award
C'est dimanche !, by Samir Guesmi (France)
€1,500 awarded to the director and a supplementary grant of €3,000 for the writing of a full-length feature film

• Cine Cinecourts Award (CINECINEMA)
La Route du Nord, by Carlos Chahine (Lebanon/France)
and
Roots, by Eileen Hofer (Switzerland/Turkey)
Prize: films purchased for broadcasting in the programme 'Cine Cinecourts'

• Canal+ Award Award
Madame, by Cyprien Vial (France)
Prize: film purchased for broadcasting

-----------------------------------------------------------------

Documentary films

Jury : Linda Ferrer-Roca (director, France), Samuel Douhaire (journalist, France), Claude-Timon Gaignaire (director, France)

• Ulysses Award
To See if I’m Smiling, by Tamar Yarom (Israel)
€3,000 awarded to the director by the Médiathèque centrale d’Agglomération Emile-Zola Médiathèque Federico-Fellini of Montpellier

Special mention to:
The Flower Bridge, by Thomas Ciulei (Romania/Germany)
(www.cinemed.tm.fr)

26 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›