Mashtrimi hartografik me regjistrin e pronave
Prof.Asoc.Dr. Myslim PASHA
Nis të lexosh mbi një veprimtari që quhet: "Promovim i qeverisjes së mirë dhe rritjes së transparencës politike" mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike dhe British Foreign & Commonwealth Office (FCO). Por sapo has se ndër kumtuesit janë edhe nga udhëheqësia kryesore e Sistemit të Shqipërisë, të shtohet edhe më shumë kërshëria, mbasi përgjegjësit e zyrës në fjalë, janë hartografë (gjeodetë) dhe ndodhen në krye të një zyre aq shumë të përfolur, për vite me radhë, për vetë pozicionimin e saj në njoftimin parësor të Pasurive të Paluajtshme. Që ata të sjellin një orientim përparues të këtij sistemi, do të ishte një ogur dritësor për vet menaxhimin e sotëm të PP, por fatkeqësisht në ka menaxhim më të shpërfytyruar se sa Pasuritë e Paluajtshme kjo ndodh vetëm në vendin tonë. Shqiptarëve nuk iu dha kurrë një orientim i saktë i pasurive të tyre. Ashtu siç thotë legjenda: "Nëna u end rrugë më rrugë, ditë e natë, për të gjetur të birin e humbur GJON!", ashtu dhe shqiptari ka vite që thërret "PRONË! PRONË!" Ku do t'i gjejë vallëë Tek harta jonëë Tek kjo Hipoteka jonë!! Ajo që do të shtjellojmë më poshtë nuk ka të bëjë me ndonjë veprimtari qoftë larg kriminale të udhëheqësisë suaj teknike, mbasi ajo nuk është gatuar tani, por vjen prej një fillese më të hershme. Vij tek ju prej së njëjtit profesion dhe them me një dëshpërim të përbashkët, se kjo është mjegull sysh në ndjesinë tonë hartografike. Ne duhet të klikojmë në plagë.
1. GATIMI HARTOGRAFIK, SI FILLIM
Gjeomjedisori e çon mendjen tek ndotja, normat dhe hamendëson se ç'mund të bëhet. Arkitektin nuk e zë gjumi për një kullë që është ngritur, jashtë çdo kriteri qytetar. Kështu pafund. Po unë hartografi, po ne hartografëtë Të hamendësojmë se ç'mund të bëjmë, me modelimet e sotme hartografike gjeo-hapësinore shqiptare dhe të një krize të paparë të ngrehinës së saj tekniko-shkencoreë Çfarë do të themië A kemi gjë për të thënë, apo vijojmë të jemi të lidhur prej kokolepsjes dramatike të humbjes së trajtave të hartografisë kombëtare. Prandaj më zgjuan një tog artikujsh të zorshëm, aq të largët, aq pa shpirt, aq të ftohtë… sa kumtimet: "Reforma integrale riktheu ZRPP-në në normalitet" nga Arben Qiriako, kryeregjistrues i Republikës dhe Sonila Jazaj, zëvendëskryeregjistruese e kësaj zyre me kumtesën: "Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive i jep zgjidhje tregut të tokës". Kumtuesit na tregojnë se si kanë bërë planet e tyre të veprimit...Aty njihemi me "Sistem i ri", "Pronar", "Pasuri", "Akt ligjor", "Informacion për pasurinë", "Zonë kadastrale", "Hartë treguese..", "bllokimi i mundësisë së regjistrimeve të paligjshme" etj. Të dy na tregojnë se e kanë vënë në qendër pasurinë dhe jo pronarin. Ndërkaq, shqiptari i sotëm, me shumë mundim po merr kartën e Identitetit dhe Letërnjoftimin Biometrik. Kjo do të ishte një fitore. Por historia e dhimbshme që nuk po e marrin dot këtë njoftim hartografik, sipas standardeve kadastrorë moderne, është përçudnimi më i madh i sotëm. E pikërisht ky fakt që e dinë edhe të dy kumtuesit e lartë, duhet të ishte një kokël që mund t'u bllokonte pak tingujt zanorë kur flisnin në podium dhe kumtonin. Në atë zyrë gjigante e në atë arkiv, nuk është as fytyra e saj, as anatomia e vërtetë e pronave të shqiptarëve, por një shkarranjoftim, pale pastaj të gjesh "gjurmët e gishtave". Ai vend kaq i rëndësishëm, mesa duket po ju frigon edhe më shumë, si të ishte një brerje ndërgjegjeje, mbasi jeni hartografë = gjeodetë. Prandaj keni rendur të gjeni terma dhe fjali parafabrikate për të ndërtuar kumtesat tuaja, të cilat për vetë profesionin, duhet të kishin një bazë tjetër, HARTËN. Pjesa më e madhe e atyre hartave treguese, e atyre njoftimeve, nga kanë dalë edhe ato kartela janë të rrejshme. Jo për fajin tuaj, po për fajin e paraardhëseve tuaj, të cilët nga padija pranuan sistemin hartografik kadastror aq të pathemeltë sa nuk mund të gjendet as në Zimbabve.
Kur gjeodeti i njohur gjerman Herman Zeeger erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe sapo kish filluar projekti i madh i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe vuri re se ishin ndërtuar të "ashtuquajturat harta bazë", me një zëmërim të madh deklaroi: "Kjo kadastër që bëjnë shqiptarët, në fund të shekullit të xx është më e keqe se ajo që bënte napoleoni në vitin 1814, kur ka fillimin edhe disiplinimi kadastror."
2. Si FILLOI
Në sistemin që lamë pas, për hir të së vërtetës, kishte harta shumë më të mira se këto që ju keni sot. Kishte planimetri të shkallës 1: 2 500, 1: 5000, të cilat edhe pse ishin bërë me metoda të drejtpërdrejta, kishin saktësinë, formulimin dhe sistemin unik. Ato kishin vetëm përbashkësinë kadastrore të sistemit, për të cilin s'mund të gjykohen, ndërsa standardet e tjera i përmbushnin shumë herë më mirë. A e dini këtëë Dhe paraardhësit tuaj, siç e thamë, që u përballën më fluksin e ri të dritës, nën trysninë e agjencive të huaja, që fituan tenderët e parë, zgjodhën lehtë-lehtë metodologjitë më primitive, më të turpshme të krijimit të kësaj harte baze që ju e quajtët "hartë treguese". A e dini se së pari, një pjesë e tyre u krijuan zmadhime optike shkallët 1: 5000 të hartës 1: 10000, apo 1: 25 000 dhe matjet bëheshin me teodolite të thjeshtë e lata të shekullit XIX, apo dhe me litarë agronomësh, apo këmbalecë brigadierësh. Ndërkaq, versioni i parë në Tiranë, pra në qendër të metropolit, u kalua shtëpi më shtëpi dhe duke bërë matje e skica të cilat janë më të këqija, se sa ato të kadastrave më të prapambetura në botë, ku nuk merr as orientim as kufi e fqinjësi, e as saktësi sipërfaqësore. Ka qenë e pashembullt, pa sy e dritë, pa orientim se ku do të shkohej. Sot ju nuk keni rrugë tjetër vetëm se të bëni "make-up" fytyrës së rrëgjuar të sistemit "ulok" të Regjistrimit të Pasurive. Si mund të thoni ju, se me hapat që keni ndërmarrë e keni kthyer ZRPP në normalitet. Ju bëni VKM, ligje mbi një hartë, e cila nuk plotëson standardet e BE.
ATA TË MUNDUARIT ISH-PRONARËT, vijojnë të vijnë me skemat e tyre të kohës së Turkut dhe të Zogut dhe nuk marrin dot pronën e tyre. Të tjerë kanë aq shumë mbivendosje sa s'merret vesh se ku është orientimi, për ata që kanë skema agronomësh, e të tjerë që s'gjejnë dot metrat katrorë e dynymët, që sot e kësaj dite nuk e dinë se ku ndodhet kufitari e fqinji në brinjë. Kjo hartë u shkon në duar gjyqtarëve, me shtrembësinë dhe ekspertizat e shkarratopografëve, që e kanë riburgosur edhe një herë pronësinë e paluajtshme.
Agjenci të huaja erdhën më pas asaj të Winskonsin University dhe specialistët e tij, që edhe pse e dinin shumë mirë se çfarë po gatuanin me "hartat treguese" përsëri vijuan të përfundonin projektin me Njësinë e Menaxhimit të Projektit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi struktura që nuk mbanin. Ato askurrë nuk mund të niseshin që ta fillonin nga e para, por u munduan, që sa më shumë të ishte e mundur që ta modifikonin.
Sa janë harxhuar shuma të mëdha. Qeveritë nuk i kanë refuzuar kërkesat financiare, sepse gjithherë kanë menduar se specialistët do të kenë studiuar në thellësi kërkesat e hartës bazë. Kështu, kjo derdhje finance është futur si në brima të zeza, të përthithura. Si mund të bëhet harta "një brimë e zezë". Ky është dëshpërimi ynë i përbashkët. Mjafton që të kujtojmë se në këto ndërhapësira vitesh s'munguan dhe teknologji gjeo-hapësinore të fotografimeve ajrore, etj. Ato u projektuan, u kryen, por asnjëherë nuk shërbyen për të rregulluar hartën bazë, për të shërbyer si një unifikim i përgjithshëm i kadastrës shqiptare.
Ky sistem, i ngjan Ligjit 7501, i cili përdhunoi pronën e shqiptarëve dhe nuk e ndau atë me një kriter të besueshëm. Nëse ai do të kthehet mbrapsht, përmbyset gjithçka dhe duhet filluar nga e para. Ky sistem " ulok" e shton edhe më shumë "ulokësinë"
3. SI IU DHA GODITJA E MADHE HARTOGRAFIMIT KADASTROR
Ajo përvojë që u krijua në disa vite për të pasur një Departament Hartografik apo Fotogrammetrik, përmes investimesh jo të vogla, duke prurë teknologjitë nga më të mira, në vitin 2005 iu dha goditja e plotë. U rrënua përfundimisht hartografia kadastrale, aparaturat, softet, përvoja. Sistemi që ju drejtoni tani vepron pa këtë hallkë. Materiali iu vjen nga agjenci private që kryejnë regjistrime, ndërkaq asnjë gjë nuk bëhet për të marrë masa, që të unifikohet sistemi që të gjendet mënyra për të riparuar hartën bazë. Ju nuk i afroheni kësaj, se kjo është e rrezikshme, është ajo që ka thyer kockat e pronave ose i ka shtrembëruar ato. Ndërkaq flisni për ca strategji tuajat, u mësoni qytetarëve se ç'është hipoteka, ç'është pasuria dhe pronari se mungon regjistrimi fillestar në disa zona etj., etj.
4. SYNDROMI 'ALUIZNI"
Kjo krijesë me një bashkësi fjalësh gjatë e gjatë ndër më të rëndësishmen ka "integrimin= gjithëpërfshirjen e ndërtimeve informale= joligjore..." Ky është një regjistrim i ri i mbrapshtive tona. Ndërkaq, ZRPP ende nuk e ka plotësuar regjistrimin fillestar të saj! Absurdi për të cilën ju as që po e vrisni mendjen është se Qeveria bëri fotografimin dixhital të Shqipërisë, vetëm për krijesën e ndërtimeve joligjore që i janë shtuar shtatit të ulokut tuaj dhe me këtë fotografim do t'i ndrijë fytyra kësaj gjymtyre, ndërkohë që shtati i hartografisë kadastrore mbetet një gërdallë. Fati e ka sjellë këtë fotografim për JU në radhë të parë, dhe ju duhet të përtëriheshit, duke e marrë atë ndër duar dhe vetëm mbi të, të kishit ndërtuar planet dhe strategjitë tuaja, po Ju as që e keni në mëndje dhe më mirë hidhni në tender zona kadastrale në Tiranë, duke i bërë rilevim të drejtpërdrejtë dhe ata që ka arritur hartografia dixhitale me këtë ortofoto, ju nuk e ndjeni fare. Absurdi shtohet edhe më tej.
Fytyra dixhitale e Shqipërisë është e akomoduar tek ALUIZNI. Ekspertët e thirrur, thanë se ky fotografim është "flori e shkuar floririt për hartografinë e re shqiptare" dhe jo vetëm për ndërtimet joligjore. Kurse ndriçimi i tij u përdor keqas nga politika. Ajo u konsiderua si një zgjidhje "qiellore" për masakrën e atyre ndërtimeve etj., etj. Ky fotografim në radhë të parë kish ardhur për hartografinë kadastrore të shkallëve të mëdha, 1: 500, 1: 1000, 1:2500 (dhe jo vetëm për ato) kishte ardhur si një nga teknologjitë më të mira të kohës për të shëruar sëmundjet mëkatare të atyre që e filluan sistemin e Shqipërisë. Ajo erdhi si një mbështjellë çudibërëse për të mjekuar "ulokësinë" e këtij sistemi, në mënyrë që me një plan veprimi të mirëmenaxhuar, të hapmbashapshëm të bëhej riparimi i asaj mynxyre pronësore që i është bërë pronave. Thonë se e keni një kopje të këtij fotografimi dhe e keni kyçur në kasafortat e Hipotekës. Mund të jem i gabuar! Ndërkaq, merreni me skemat e 15 vjetëve më parë që i quani se po i dixhitalizoni dhe po i kompjuterizoni, kur keni një pasqyrë plot dritë të një fotografimi nga më modernët dhe që Shqipëria ka paguar shumë për situatën e saj plot probleme ekonomike. A e dini, vallë, se janë mbaruar të gjithë qytetet e Shqipërisë në shkallën 1: 500 çka do t'i krijonte një perceptim frymëzues çdo hartografi dhe vendimmarrësi, kur të krahasonte skemat tuaja, që janë aq të rreckosura sa do t'i përqeshte edhe çdo skemë e bërë nga fillimi i Mbretërimit të Zogut. A keni dëgjuar vallë për ortofotot e kësaj shkalle që kanë përsipër çdo detaj të pronës jo vetëm thurjet e gjurmët e tjegullave, po një rezolucion që mund të arrijë deri në 20 cm. Kurse litarët e agronomëve të vitit 1994 kanë bërë gabime trashanike, që e kanë shformuar atë pronësi që nuk i dihet ana. Ata të ALUIZNI-t e kuptojnë por asnjëherë nuk po e shprehin se ai integrim i ndërtimeve joligjore që bëhet i bukur dhe i mirë me këto ortofoto, s'është mbarim por do të shkojë, në prehrin e pronës mëmë, e cila është andra e andra të vjetra, si një pikturë absurde, e cila mund të vlente për një ekspozitë të veçantë në Galerinë e Arteve nga ato që jashtashqipes quhen "instalacion" Sindromi ALUIZNI ndërkaq i referohet një bashkësie tiparesh që solli katrahura joligjore, me simptoma dhe dukuri, të cilat lidhen njëra me tjetrën dhe sapo një specialist rrok vetëm një tipar hartografik që ka të bëjë me vendvendosjen e ka të qartë se nuk ka se ç'i bën mobilimi fotografik një trupi, i cili vijon që të jetë i sëmurë.
Mbi hartën tonë, megjithatë, kacavirret, fatkeqësisht "lartësimi i kujt truri vallëë"
Me ndjesinë e një reflektimi të përbashkët: Miqësisht.
*Mjeshtër kërkimesh, inxhinier