Mashtrimi me pensionet, kapet sekseri
Arrestohet sekseri që përgatiste dosjet e pensioneve false dhe gjente “klientët”, që paguanin ryshfet tek sigurimet shoqërore.
Dashamir Biçaku
Qemal Caka, 41 vjeç, ra në pranga dje i akuzuar se merrte 90-120 mijë lekë nga çdo “pensionist”, në këmbim të lidhjes së një pagese për pension pleqërie ende pa mbushur moshën. Aksioni dhe hetimi është kryer nga Zyra e Antikorrupsionit në polici dhe sektori i Task-Forces në Prokurorinë e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, operacioni “Qelia e hapur”, ka vazhduar dje më arrestimin e personit të pestë të përfshirë në manipulimin e dosjeve të pensioneve dhe nxjerrjen e pensioneve të paligjshme përmes mashtrimit, falsifikimeve dhe korrupsionit. Sipas policisë, 41-vjeçari Qemal Caka, ka abuzuar që nga viti 1998 deri në 2004, duke marrë para nga persona të ndryshëm, të cilët kërkonin të përfitonin pension pleqërie në mënyrë të padrejtë. Nga hetimi është provuar se Qemal Caka ka kryer rolin e sekserit mes kërkuesve për pension dhe personave e funksionarëve shtetërorë që ishin përfshirë në këtë aferë kriminale. Përfshirja e Qemal Cakës, sipas burimeve të policisë është provuar deri më tani në përpilimin e të paktën 10 dosjeve të falsifikuara. Në banesën e të arrestuarit, policia ka gjetur edhe një sasi të konsiderueshme dokumentesh të ndryshme që përdoreshin për nxjerrjen e pensioneve. Dokumentet e bllokuara, sipas hetuesve mund të hedhin dritë edhe më tej në zbardhjen e kësaj historie në të cilën dyshohet se janë pleksur një numër i madh zyrtarësh, të cilët i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit, duke dhënë pensione të padrejta përmes korrupsionit dhe ryshfetit.
Hetimi
I arrestuari Qemal Caka, cilësohet nga policia si njëri prej shumë sekserëve që kanë përdorur zyrtarët për të gjetur klientë të interesuar për pension kundrejt ryshfetit. Burimet hetimore pohojnë se i arrestuari 41-vjeçar është personi i fundit i një zinxhiri të implikuarish në abuzimet me dosjet e pensioneve. Policia tha se Qemal Caka ishte lidhur me disa persona në Drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në përgatitjen dhe pranimin e dosjeve të falsifikuara. Javën e kaluar, zyra e Antikorrupsionit dhe Njësia Task-Force, arrestuan tre persona të tjerë të përfshirë në të njëjtën skemë abuzimi. Qazim Laçi, 60 vjeç ish- deputet në fillim të viteve ’90, dhe ish-drejtor i Minierës së Priskës, Fatmir Sula, ish-shef i kuadrit në këtë minierë dhe ish- funksionarja e Sigurimeve Shoqërore Rabie Pupla, u arrestuan për abuzimet me pensionet. Sipas policisë ata kishin falsifikuar pensione që prej vitit 2000, në 200 raste pensionesh të dhëna padrejtësisht.
Policia hetim për pensionet
Policia e Tiranës, ka nisur një hetim të gjerë në drejtim të zbardhjes së abuzimeve në të gjitha dosjet e pensioneve, që mund të jenë përgatitur nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Në të gjitha rastet që provohet se pensionet janë përfituar në mënyrë të pamerituar dhe të paligjshme policia mund të nisë procedim penal ndaj përfituesve.