Trafiku i kurdëve, lirohen turqit pas tri viteve burgim në Tiranë
TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje të lironte nga qelia shqiptaro-maqedonasin Ali Ademi dhe turkun Yasin Ozel, të akuzuar për dhënie ndihme kalimi të paligjshëm kufiri për klandestinët kurdë përmes Shqipërisë.
Argument për lirimin e tyre ishte fakti se, ndodhen në qeli prej katër vitesh, të akuzuar fillimisht se këtë vepër e kanë kryer në bashkëpunim, në formën e një grupi kriminal. Tashmë pas rikthimit të çështjes dy herë nga gjykatat e shkallëve më të larta, në Faktin e Krimeve të Rënda, kjo gjykatë konstatoi dje se, afatet e paraburgimit për të pandehurit kanë përfunduar. Pas kësaj, trupi gjykues u detyrua të pranonte kërkesën e avokatëve të caktuar kryesisht për lirimin nga qelia së të pandehurve. Pas ekzekutimit të vendimit të gjykatës, dy të pandehurit do gjykohen në gjendje të lirë derisa të ketë një vendim përfundimtar të formës së prerë në ngarkim të tyre. po kështu dje ata u njohen edhe me zbutjen e akuzave, nga ana e Prokurorisë, çka ishte një arsye më tepër për heqjen e masës kapitale të sigurisë. Ali Ademi, Yasin Ozel dhe Kelmend Frroku u arrestuan katër vjet më parë në një apartament në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, të dyshuar se ishin përfshirë në trafikun e kurdëve, nëpërmjet Rinasit. Por pas shqyrtimit të çështjes në gjykatë, nuk u arrit të vërtetohej kjo akuzë. Pas kësaj, Apeli e ktheu dy herë çështjen në Fakt, ku sapo ka rinisur shqyrtimi i saj për shkak të shkeljeve të shumta procedurale në të. fa.ma.