Mashtrimi me tokat e Kasharit, gjykata jep 29 vjet burg
03/02/2009 Dënimet nisin nga dy vjet e mbarojnë me 6 vjet për 7 personat
TIRANË- Tokat e Kasharit detyrojnë gjykatën e Tiranës të japë vendimin e saj duke i deklaruar fajtor të pandehurit e kësaj çështje (kryesisht kryekomunarë). Gjykata ka ulur masat e dënimit të kërkuara nga akuza, duke patur parasysh edhe gjykimin e shkurtuar. Shtatë të pandehurit u njohën dje me vendimin e gjykatës, ndonëse e kanë kundërshtuar atë në disa pika. Për Alfred Sulaj gjykata vendosi dënimin me 6 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë, Faik Fejzo, 4 vjet e 5 milionë lekë, Ismail Sulaj 6 vjet e 8 muaj e 2 milionë lekë, Shefqet Aliko 3 vjet burg e 3 milionë lekë, Xhevair Hyka 4 vjet burg e 4 milionë lekë, Bardhyl Kamberi 2 vjet burg e 2 milionë lekë dhe Islam Shera 3 vjet burg e 2 milionë lekë. Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vjet burg për ish-kryetarin e komunës Alfred Sula, 9 vjet burg për Faik Fejza, me detyrë ish-kryetar i komunës së Kasharit 8 vjet burg për Islam Sherën ish-kryeplaku i kësaj komune, 6 vjet burg për Shefqet Aliko përgjegjës i zyrës së Kadastrës, 10 vjet burg për Ismail Sulën, 7 vjet burg për Xhevahir Hykën, të dy banues në Kashar, si dhe 3 vjet burg per Bardhyl Kamberin, i cili aktualisht është në liri në provë. Për gjykatën duke u nisur nga provat e grumbulluara problemi me pronat në komunën e Kasharit ka nisur që në vitin 2000, kur kryetar ishte Naim Karaj, ndërsa kanë vazhduar edhe nga pasardhësi, Faik Fejzo dhe Alfred Sulaj. Gjykata deklaroi me vendim se të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë, në bashkëpunim me ish-kryeplakun e fshatit, Islam Shera dhe me përgjegjësin e dy punonjës të Kadastrës së Kasharit. Sipas gjykatës, ata kanë abuzuar me tapitë e tokës duke ua dhënë personave që nuk e kishin atë në pronësi, kundrejt ryshfetit. Bëhet fjalë për të paktën 150 mijë metra katrorë tokë bujqësore, mbi të cilën tashmë janë ndërtuar pallate dhe shtëpi private. Të pandehurit akuzohen për veprat “korrupsion pasiv”, “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “mashtrim në bashkëpunim”.