Në ish-Azotik 25 ton mbetje, sekret lënda
03/02/2009 Prefekti Bejdaja pohoi se do të bëhet asgjësimi në një territor të vendit
FIER- Edhe pse rreziku i “famëkeqit” arsenik tashmë është zhdukur, një rrezik tjetër qëndron mbi kokat e fierakëve. Një sasi mbetjesh prej 25 tonësh, sasi kjo e rrezikshme kimike rrezikon jetën e fierakëve. Gjithçka mbahet sekret deri tek lloji i këtij kimikati të rrezikshëm që ka mbetur në ish-Azotikun e Fierit.
Mbetjet kimike
Specialistë të ndryshëm, ish-punonjës të kësaj uzine, pohojnë se brenda saj kanë ngelur ende mbetje të rrezikshme, siç është edhe kjo sasi prej 25 tonësh, elementë të cianurit. Sasia prej 25 tonësh vazhdon të mbahet e grumbulluar në thasë të zakonshëm dhe e magazinuar në një vend të fshehtë brenda Azotikut. Përfaqësues të drejtorisë së ndërmarrjes pohojnë se gjithçka që ndodh me këtë sasi, kanë njoftuar Ministrinë e Mjedisit, por nuk kanë deklaruar vendin ku qëndrojnë, sasinë e saktë të saj dhe llojin e mbetjeve kimike. Duke i klasifikuar ato si të rrezikshme, burime të tjera brenda Azotikut kanë pohuar se po bëhet tërheqja e tyre nga ky vend dhe përgatitja për asgjësim në një vend tjetër brenda territorit të Shqipërisë, pa saktësuar se ku do të jetë ky territor. Prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, ka pranuar ekzistencën e këtyre mbetjeve. Ai ka shtuar se vazhdon të ketë komunikim me Ministrinë e Mjedisit dhe kjo e fundit ka ofruar një projekt për asgjësimin, por nuk ka ofruar afat kohor për nisjen e këtij procesi. “Këto 25 ton mbetje kimikate janë të vërteta dhe të rrezikshme”,-ka pohuar Bejdaj dhe ndodhen në magazinë brenda Azotikut. Kjo sasi është paketuar dhe ambalazhuar në një mënyrë të tillë që të mos përzihen me njëra-tjetrën dhe u përkasin llojeve të ndryshme mbeturina të rrezikshme, të cilat përdoreshin si lëndë e parë gjatë periudhës kur uzina ka qenë në proces pune. Ministria e Mjedisit është angazhuar që të gjejë edhe për këto mbetje të rrezikshme, një zgjidhje për t’i çuar ato diku tjetër në mënyrë që të bëhet përpunimi i tyre dhe të rikthehet në gjendje të parrezikshme për shëndetin e banorëve fierakë”. Nga ana tjetër ka përfunduar asgjësimi i sasisë së arsenikut. Në ish-vendin e kontaminuar pas groposjes së më shumë se 1200 m3 arsenik, është kryer edhe procesi i gjelbërimit. Por rreziku vazhdon të mbetet i pranishëm deri në asgjësimin e sasisë prej 25 tonësh të mbetjeve kimike në periferi të qytetit të Fierit.
Mbetjet, asnjë informacion
Specialistë të ndryshëm, ish-punonjës të kësaj uzine, pohojnë se brenda saj kanë ngelur ende mbetje të rrezikshme siç është edhe kjo sasi prej 25 tonësh, elementë të cianurit. Sasia prej 25 tonësh vazhdon të mbahet e grumbulluar në thasë të zakonshëm dhe e magazinuar në një vend të fshehtë brenda Azotikut. Përfaqësues të drejtorisë së ndërmarrjes nuk kanë deklaruar vendin ku qëndrojnë, sasinë e saktë të saj dhe llojin e mbetjeve kimike.
Groposja e arsenikut
Vetëm pak muaj më parë u groposën rreth 1200 ton arsenik të magazinuar në Azotik. Pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat për zbatimin e këtij projekti, pas konsultimeve të zhvilluar me komunitetin dhe instancat qeveritare. Sasia e arsenikut të ndodhur në këtë uzinë u gropos brenda territorit të kësaj uzine, sipas standardit dhe projektit të hartuar për këtë qëllim. Firma finlandeze “Ecocem”, sipas procedurave të parashikuara, zbatoi projektin me një kosto prej 1.5 milionë euro. “Është miratuar varianti në bazë të projektit bashkëkohor që garanton izolimin përfundimtar të arsenikut, garanton mosfiltrimin në rast të rrjedhjeve të ujërave nëntokësore që është e pamundur, por janë masa që do të merren për të izoluar sasinë e arsenikut. Gropa është kapsuluar me materialin izolues që sipas specialistëve ka një garanci të përjetshme. Përfaqësuesit e firmës finlandeze “Ekocem” u shprehën të sigurt në zbatimin rigoroz të projektit për groposjen e arsenikut.