Mashtrimi me vizat, pranga policit bashkiak të Fierit
Një punonjës i Policisë bashkiake të Fierit ka rënë në pranga nën akuzën e mashtrimit. Flamur Haxhiu, njëkohësisht edhe kryetar i PSD-së në Komunën e Frakullës, është denoncuar nga një banor i Rrethit të Fierit pasi i ka marrë një ryshfet të majmë në këmbim të një vize emigrimi. Burimet zyrtare nga policia lokale thanë për gazetën "Shqip" se polici i bashkisë po hetohet për shumë raste mashtrimesh. Operacioni i koduar "Viza" është finalizuar me arrestimin e 40-vjeçarit Haxhiu, lindur e banues në Komunën e Frakullës së Rrethit të Fierit. Ai është arrestuar nën akuzën e "mashtrimit". Burimet zyrtare të policisë lokale tregojnë se denoncimi i shtetasit Arben Çullhaj, banor i fshatit Shënpjetër në Komunën e Dërmënasit në Rrethin e Fierit, ka treguar aktivitetin e paligjshëm të 40-vjeçarit, i cili prej vitesh rezulton efektiv blu në sektorin e policisë bashkiake si dhe kryetar i degës së PSD-së në Frakull. Sipas të dhënave policore, Çullhaj tre muaj më parë i kishte dhënë Flamur Haxhiut shumën e 3100 eurove. Këtë shumë, banori i Shënpjetrës e kishte dhënë me qëllim marrjen e një vize italiane. Konfirmohet se në denoncimin e kryer në polici, Çullhaj ka deklaruar se vizën e donte për bashkëshorten. "Nuk munda të bëja as bashkim familjar me gruan dhe disa herë në konsullatë ajo nuk kishte mundur të merrte vizë. Kështu nga disa miq e shok u informova se ishte Flamur Haxhiu ai që kishte kredibilitet për të nxjerrë viza. E njihja edhe vetë atë. Nuk doja t‘i jepja shumën që kërkonte në këmbim të vizës, por ma vuri si kusht pas disa takimesh. Më la si afat tri javë kohë, ndërkohë që kanë kaluar tre muaj dhe as vizën nuk më dha dhe as shumën e eurove nuk më kthente. Madje, më fyente dhe më thoshte që të mos i kërkoja më". Kështu ka deklaruar për policinë i mashtruari Çullhaj.
Tri ditë më parë ai kishte mundur të komunikonte me policin e bashkisë, por ai sërish kishte hezituar t‘i kthente 3100 eurot. Peripecitë për marrjen e eurove e kanë detyruar të mashtruarin që t‘i drejtohet policisë për denoncim. Menjëherë pas marrjes së deklarimit dhe firmosjes së tij, agjentët e antikrimit ekonomik kanë nisur nga zbatimi operacionin "Viza". Rreth mesnatës ata i janë drejtuar banesës së Flamur Haxhiut në fshatin Frakull dhe e kanë prangosur brenda në shtëpi. Ai ka pranuar se i ka marrë shumën e 3100 eurove Çullhajt, por nuk ka pranuar se e ka marrë kundrejt premtimit të nxjerrjes së një vize.