Tiranë, klienti grabit nën kërcënimin e armës taksistin
Një tjetër grabitje me armë ka ndodhur në Tiranë, ndërkohë që policia ka mundur të prangosë autorin e saj vetëm disa orë më vonë. Objekti i ngjarjes ka qenë një taksist, i cili ka rënë pre e klientit të tij, të cilin po e transportonte nga "Zogu i Zi" deri në qendër të lagjes "Institut". Ndërsa ditën e djeshme, policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin.
Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se gjatë mesditës së djeshme u vu në pranga 18-vjeçari Gazmir Katroshi, i cili dyshohet për vjedhje me armë. Ai është kapur pas një pune intensive hetimore, sepse dyshohet për një ngjarje të denoncuar mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtunë. Nga të dhënat hetimore mësohet se Martin Pacani kishte telefonuar në polici dy net më parë, duke u paraqitur më pas në Komisariatin nr. 5 të Kamzës. Përballë oficerit të policisë gjyqësore, ai ka treguar se një djalë i ri e kishte grabitur me armë, duke i marrë dy celularë dhe një shumë parash prej 9 mijë lekësh.
Sipas kallëzimit të tij, ai punon me një taksi dhe vendqëndrimin e ka te "Zogu i Zi". Edhe natën e së premtes aty ka qenë, kur i është afruar një djalë i ri dhe i ka kërkuar ta transportojë deri në qendër të lagjes "Institut", që ndodhet tek Universiteti Bujqësor. Aty ka marrë rrugën dhe kur ka qenë duke u afruar te vendi i destinacionit, ka ndjerë ftohtësinë e tytës së pistoletës, që ia kanë vënë në kokë. Klienti e ka kërcënuar se do e vriste nëse nuk i jepte paratë dhe celularët. Në këtë kohë, taksisti Martin Pacani i është drejtuar grabitësit se do i jepte çfarë të donte, veç ta linte të lirë. Më pas, ai ka nxjerrë portofolin, celularët, duke ia dorëzuar adoleshentit, që është larguar me shpejtësi. Në largim e sipër, ai e ka urdhëruar që mos ta njoftonte policinë, por sapo taksisti është larguar nga rreziku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.
Policia e ka mbajtur në sekret të plotë këtë ngjarje dhe sapo ka marrë denoncimin e taksistit, ka nisur punën për identifikimin e autorit. Fillimisht është bërë krehja e zonës, ku kishte ndodhur grabitja dhe më pas janë shoqëruar disa të rinj, si të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, sipas të dhënave hetimore është bërë njohja e njërit prej tyre, si i dyshuar për këtë krim dhe ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale. Në orët e mesditës, policia ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme dhe në bashkëpunim me prokurorin e çështjes ka vendosur të lëshojë urdhrin e arrestit për 18-vjeçarin Katroshi, nën akuzën e vjedhjes me armë. Vetëm pak ditë më parë, dy vjedhje të tjera me armë ndodhën në kryeqytet dhe policia arriti t‘i dokumentojë shumë shpejt, duke prangosur edhe autorët e tyre.