E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtronte fshatarët, pranga 58-vjeçarit

 

GJIROKASTER – Mashtronte fshatarët duke u marrë pa para bagëtitë, ndalohet 58-vjeçari. Destan Demaj është denoncuar nga fshatarët e Gjirokastrës për mashtrim, duke u marrë atyre bagëti kundrejt asnjë detyrimi financiar. Autori nga Tirana kishte dalë gjatë muajve të verës nëpër fshatrat e Gjirokastrës, i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë në kërkim të gjetjes së bagëtive për t’i shitur ato më pas në tregun e gjësë së gjallë në kryeqytet. Mashtrimi i tij u zbulua me vonesë nga disa banorë. Në muajt gusht-shtator Demaj u kishte marrë tre fshatarëve bagëti të imëta, të cilat kapnin vlerën e 3 milionë lekëve të rinj. Demaj ka qenë i shoqëruar në këtë veprim mashtrues masiv nga tre persona të tjerë, të cilët sipas Policisë së Gjirokastrës janë shpallur persona në kërkim.     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›