Mashtruan me kredinë, lihen në burg
LEZHE - Burg pa afat për tre të arrestuarit e kredisë me anë të mashtrimit në Lezhë. Haxhi Haxhia, administrator i firmës “Ulqini” dhe njëherazi tregtar armësh, Nikollë Ndoji dhe Martin Gjokhilaj, u paraqitën dje në gjykatë, ku iu komunikua edhe masa e mësipërme. Dy ditë më parë gjykata vendosi arrest në shtëpi për oficeren e kreditimit, Migena Shema. Sipas organit të akuzës, këta persona kanë marrë një kredi prej 10 milionë lekësh që në vitin 2007, duke mos paguar këstet. Ata kanë mashtruar me kreditë bankare me qëllim për të ndërtuar një pallat disa katesh në Lezhë, themelet e të cili janë hedhur. Sipas burimeve të policisë janë thirrur dhe kanë dëshmuar për këtë çështje edhe ish-drejtoresha rajonale e bankës si dhe ish-drejtoresha e filialit të “Raiffeisen Bank” në Lezhë, të cilat kanë pohuar se e kanë kryer detyrën në sajë të dokumentacioneve të paraqitura. r.n