E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin një pikë karburanti në Shkup

Shkup, 6 gusht - Dy persona të maskuar dhe të armatosur, mbrëmë rreth orës 1   minuta pas mesnate e kanë plaçikitur pompën e benzinës "Super oil" në lokalitetin Hasanbeg, paralagje e Shkupit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Personat e maskuar me armë kanë grabitur 23 vjeçarin R.M., i punësuar në pompën e benzinës,e cila gjendet në rrugën "Anton Popov" dhe i kanë marrë 70.000 denarë nga qarkullimi ditor. Policia është vënë në gjetjen dhe kapjen e grabitësve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›