Policia konfiskon armët në rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 6 gusht - Policia e Kosovës ka filluar aksionin për konfiskimin e armëve ilegale në Mitrovicë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ergin Mediq, tha se të enjten policia në Vushtrri dhe në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës ka konfiskuar tetë pushkë automatike AK-47. Sipas tij, është vënë re se një numër i madh i qytetarëve përdorin armë gjatë dasmave.
“Policia e Kosovës ka dy javë që ka filluar një plan të veçantë operativ në rajonin e Mitrovicës, ndërsa arsyeja ka qenë përdorimi tejmase dhe i palejueshëm i armëve të zjarrit”, ka thënë Mediq. Sipas tij policia në mesin e armëve të konfiskuara gjenden kryesisht pushkë automatike dhe revole. “Deri tani më së shumti janë konfiskuar pushkë automatike. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 8 automatikë, pesë në pjesën jugore të Mitrovicës dhe tri në Vushtrri”, është shprehur Mediq.
Që nga fillimi i vitit në rajonin e Mitrovicës, sipas të dhënave të policisë, janë konfiskuar 112 armë, prej të cilave 20 pushkë automatike, ndërsa të tjerat janë pushkë gjysmë automatike dhe revole.
Ditë më parë në orët e pikut në Mitrovicë në qendër të qytetit, në një dasmë është shtëna nga arma autometike me ç’rast kalimtar të shumët nga frika janë shtrirë për tokë, ndërsa në Vushtrri ,po nga të shtënat në një aheng, është plagosur një fëmijë.