FMN-ja e BE-ja mirëpresin progresin e Greqisë

Athinë, 6 gusht - Përpjekjet e Greqisë për reduktimin e deficitit buxhetor kanë shënuar “një fillim të fuqishëm”, kanë deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE-ja.
Komentet erdhën pasi që një delegacion nga FMN-ja, BE-ja dhe Banka Qendrore Evropiane vizituan vendin e goditur nga kriza për të kontrolluar progresin e bërë.
Në maj, BE-ja dhe FMN-ja u pajtuan për t’i dhënë kredi Greqisë në vlerë prej 110 miliardë euro brenda tre vjetëve.
Siç raporton BBC, një kredi prej 9 miliardë eurove do t’i jepet Greqisë më 13 shtator dhe varet nga përparimi në arritjen e objektivave qeveritare.
Greqia po vazhdon përpjekjet për të bërë shkurtime të mëdha të shpenzimeve qeveritare, që ka shkaktuar një numër të protestave dhe grevave të dhunshme.