Han, me Azerbajxhanin, një shans për Sukajn, Likën e Ujkanin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, ka publikuar listën zyrtare me 20 lojtarë, që do të ketë në dispozicion për miqësoren me Azerbajxhanin. Në Baku, drejtuesi i stolit kuqezi, i ka dhënë një shans dy shkodranëve të klubit turk Haxhetepe, Xhevahir Sukaj e Gilman Lika. Ish-lojtarët e përfaqësueses Shpresa janë grumbulluar në vend të Edmond Kapllanit dhe Hamdi Salihit. I pari nuk po aktivizohet rregullisht te Karlsruhe në Bundesligë dhe kjo është parë si arsye e mjaftueshme nga tekniku holandez që t‘i lejë hapësirë të rinjve. Për Salihin, çështja është krejt e ndryshme: edhe pse është rikthyer në aksion me Ried, sulmuesi nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kavilje. Të "paprekshëm" në repartin ofensiv mbeten Erjon Bogdani, i cili shihet si titullar i padiskutueshëm dhe Besart Berisha, që aktivizohet me Rosenborg. Për shkak të mungesës së aktivizimit jashtë skuadrës për miqësoren e 19 nëntorit është lënë edhe mesfushori i Mainc në Bundesligën II, Jahmir Hyka. Edhe pse u transferua me bujë në klubin gjerman, talenti kuqezi luan shumë pak (ose aspak). Në mesin e fushës nuk do të mungojnë titullarët Cana, Lala, Skela e Duro, ndërkohë që një fanellë e kanë fituar edhe Bulku, Agolli dhe Bakaj. Në mbrojtje nuk grumbullohet Andi Lila, lojtari i Tiranës. Mes shtyllave vjen një tjetër "përjashtim", ku Ilion Lika nuk është marrë parasysh për rolin e portierit të tretë, por në vend të tij është preferuar talenti kosovar i Palermos, Saimir Ujkani.
Lista anti-Azerbajxhan
Portierë
Arjan Beqaj (Anorthosis)
Isli Hidi (Alki Larnaka)
Saimir Ujkani (Palermo)
Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Debatik Curri (Vorskla)
Endri Vrapi (Elbasani)
Elvin Beqiri (Vllaznia)
Admir Teli (Haxhetepe)
Mesfushorë
Lorik Cana (O. Marsejë)
Altin Lala (Hanover)
Klodian Duro (Omonia)
Ervin Skela (E. Kotbus)
Ansi Agolli (Tirana)
Elis Bakaj (Partizani)
Ervin Bulku (Krivbas)
Sulmues
Gilman Lika (Haxhetepe)
Xhevahir Sukaj (Haxhetepe)
Besart Berisha (Rosenborg)
Erjon Bogdani (Kievo)
Lista anti-Azerbajxhan
Portierë
Arjan Beqaj (Anorthosis)
Isli Hidi (Alki Larnaka)
Saimir Ujkani (Palermo)
Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Debatik Curri (Vorskla)
Endri Vrapi (Elbasani)
Elvin Beqiri (Vllaznia)
Admir Teli (Haxhetepe)
Mesfushorë
Lorik Cana (O. Marsejë)
Altin Lala (Hanover)
Klodian Duro (Omonia)
Ervin Skela (E. Kotbus)
Ansi Agolli (Tirana)
Elis Bakaj (Partizani)
Ervin Bulku (Krivbas)
Sulmues
Gilman Lika (Haxhetepe)
Xhevahir Sukaj (Haxhetepe)
Besart Berisha (Rosenborg)
Erjon Bogdani (Kievo)