Maskerano nuk largohet nga Barcelona
Havier Maskerano nuk do të largohet nga Barcelona për ndonjë klub italian në fund të këtij sezoni-ka deklaruar agjenti i tij Horacio Zandonadi. “Ju lutem të mos flasim për Maskeranon që do të shkojë në Itali. Të mos bëjmë shaka. Maskerano luan për Barcelonën ose, me fjalë të tjera, skuadrën më të mirë në botë. Ai nuk do të largohej, madje edhe nëse Juventusi ose Milani bëjnë oferta për shërbimet e tij. Sa për Romën, mund ta paguajnë ata më shumë se Barcelona? Maskerano nuk do të shkojë askund këtë verë”, ka thënë Zandonadi