Banda e Durrësit, Coli vazhdon i qetë rrëfimet për organizatën
09/10/2009 I penduari i drejtësisë tregon vrasjet, trafikun e drogës dhe eliminimin e kundërshtarëve
TIRANË- Adriatrik Coli ka vazhduar të rrëfehet para gjykatës për gjithë krimet e ndodhura në kuadër të organizatës kriminale që tashmë njihet me emrin “Banda e Durrësit”. Dëshmia e Adriatik Colit është duke u marrë me dyer të mbyllura nga gjykata. Ndërkohë jashtë sallës së gjyqit kanë mbetur veç medias edhe familjarët, të cilët presin daljen e avokatëve për të mësuar të rejat që kanë dalë. Deklarimi i lirë i të penduarit të drejtësisë Adriatik Coli ka vazhduar për gati 5 orë rresht. Ndërkohë që gjykata është munduar t’i japë disa minuta pushim ndërmjet seancës. I penduari Coli ka treguar dje se si u plagos kur ishte me të fejuarën, më pas ka vazhduar me disa vrasje që kanë ndodhur në vitin 1998 nga anëtarë të kësaj bande. Rrëfimi i Adriatik Colit ka përfunduar në orët e vona të pasdites dhe ka arritur deri tek vrasja e Dritan Dishës. Sipas deklarimeve të tij, banda ka kryer me dhjetëra vrasje makabre dhe të gjitha nën një emër, hakmarrje dhe eliminim të personave me influencë. Trafiku i drogës, rrëmbimi i personave, eliminimi i atyre që kishin më shumë kredi se sa Lulzim Berisha, ky ka qenë lajtmotivi i bandës. Por Adriatik Coli nuk do të ndalet këtu. Ai është i vendosur të vazhdojë rrëfimin për të zbërthyer në mënyrën më të plotë funksionimin e bandës nën drejtimin e Lulzim Berishës, përçarjen e saj dhe luftën që nisi për të eliminuar kundërshtarët. Vrasjet brenda grupit sipas dëshmive janë bërë me gjakftohtësi. Ndërsa Coli vazhdon të flasë duke i dhënë material gjykatës, e lehtësuar akuzën, të pandehurit nënqeshin brenda në kafaz. Të vetmit që kundërshtojnë janë avokatët. Këta të fundit janë të detyruar të mos e pranojnë dëshminë e Colit.
“Ushtari” i penduar
Fillimisht ishte një nga shokët më të mirë të kapos së Durrësit. Ndërkohë që bashkëpunimi për pjesëmarrje në organizatë ka filluar në vitin 1998, pikërisht atëherë kur Coli kthehet nga Gjermania. Kaloi në krahë të Indrit Dokles. Edhe ky i fundit e tradhtoi.
Banda e Durrësit
Është krijuar në vitin 1997. Pikërisht në këtë kohë, Lulzim Berisha vendoset në Durrës dhe zgjeron rrjetin e tij. Veprimtaria e tij e parë ka qenë trafiku i drogës dhe ai i femrave për prostitucion. Aktualisht gjykohen në gjendje arresti, 16 të pandehur.