E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat dhe doktoratat, kuotat për programet e reja

 zirina llambroçelen programe të reja doktorature në fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe atij Bujqësor. Këshilli i Ministrave miratoi dje edhe mastera të nivelit të parë, Programe DND dhe specializimet afatgjata për Fakultetin e Mjekësisë. U vendosën edhe kuotat e tarifat për secilën degë. Kështu do të ofrojë studime të doktoratës Fakulteti i Drejtësisë në tre profile. Përkatësisht në “Shkencat juridike civile”, ku do të pranohen 25 kandidatë në  “Shkencat penale” dhe “E drejtë publike” me po të njëjtin numër kuotash. Tarifa e studimit do të jetë 200.000 lekë dhe do të likuidohet me këste. Sa i përket kuotave të pranimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë do të jenë 285 studentët që do të pranohen të ndarë në specialitete. Tarifa vjetore e shkollimit për këto studime do të jetë 60 mijë lekë. Në vendimin e djeshëm ka edhe një ndryshim të kuotave në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në total ato do të jenë 89 të ndara mbi bazën e 4 profileve. Tarifa e studimit edhe për këto programe do të jetë 200.000 lekë. Qeveria vendosi dje të shtojë kuotat në programet e studimeve master të nivelit të parë dhe programet e studimeve të ciklit të dytë. Kështu kuotat e pranimeve për to, në të gjitha universitetet e vendit që do të ndiqen me kohë të plotë, do të jenë 7 570 dhe do të  ndahen sipas skemës së caktuar. Mbi bazën e saj,  kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND) do të jenë 2830. Në “Master të nivelit të parë” do të pranohen 4470 kandidatë. Sa i përket programeve të dyta të studimit, numri i pranimeve është caktuar të jetë 100, ndërsa kuota për të huajt do të jenë 50. Gjithashtu për të verbrit janë caktuar 20 vende.kuotat Doktoratat në Fakultetin e DrejtësisëDoktoratë në “Shkencat juridike civile”            25 kuotaDoktoratë në “Shkencat penale”,                                           25 kuotaDoktoratë në “E drejta publike”                  25 kuota Tarifa e studimit                         200.000 lekëStudimet afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë:        285 kuota pranimiTarifa e studimit:                         60 000 lekëDoktoratura në Universitetin Bujqësor:  Doktoratë në “Bujqësia dhe mjedisi”            40 kuotaDoktoratë në “Ekonomi dhe agrobiznes”,            35 kuotaDoktoratë në “Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore”    5  kuotaDoktoratë në “Shkencat pyjore”,                                           9 kuota.Tarifa e shkollimit është                     200 000 lekë Kuotat për programet e studimeve të ciklit të dytë dhe “Master i nivelit të parë”, Do të jenë  7 570 dhe  do të ndahen sipas skemës:Kuota  për programet e studimit të ciklit të dytë (DND).                                                                2830 kuotaKuota e pranimeve të reja për programet e studimit“Master i nivelit të parë” (MNP)                4470 kuota Kuota për programe të dyta studimi            100 kuota      Kuota për transferimin e studimeve                                             100 kuota Kuota për të huajt                    50 kuota dh) Kuota për të verbrit (të veçanta)            20 kuota  Pika dy ndryshonKuota për programet e studimit të ciklit të dytë (DND)për kandidatët brenda territorit të vendit             2547 kuotaKuota për programet e studimit të ciklit të dytë (DND)për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit,    283 kuotaKuota për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP)për kandidatët brenda territorit të vendit        4023 kuotaKuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP) për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit,              447 kuota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›