Masterat njëvjeçarë, UT-ja nxjerr afatet e aplikimit për çdo fakultet
Jonida Tashi
Universiteti i Tiranës publikon afatet e aplikimit, për programet Master i Nivelit të Dytë në fakultetet e tij. Pas daljes së vendimit të qeverisë “Për përcaktimin e kuotave të pranimit dhe tarifat e studimit në programet e studimeve ‘Master i Nivelit të Dyt뒔, fakultetet kanë hapur procedurat e aplikimit. Kështu, në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranimi i dosjeve pranë sekretariateve ka filluar dhe afati i fundit i aplikimit është data 16 nëntor. Në Fakultetin e Drejtësisë pranimi i dosjeve të aplikimit ka nisur në datën 4 nëntor dhe do të përfundojë më 18 nëntor. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, aplikimet kanë nisur më 2 nëntor dhe do të përfundojnë më 20 nëntor.
Filologjiku
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë aplikimet kanë përfunduar dhe janë shpallur fituesit, të cilët duhet të regjistrohen deri më 16 nëntor, për të nisur studimet në Masterat e Nivelit të Dytë të ofruara nga ky fakultet. Në Fakultetin e Ekonomisë janë përcaktuar të gjithë personat që kanë të drejtë të japin testin e pranimit në programet e masterit, ndërsa provimi do të kryhet në datën 21 nëntor. Për sa i përket Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka përfunduar procedura e aplikimit. Aplikimet në programet Master i Nivelit të Dytë në Universitetin e Tiranës zhvillohen sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga çdo fakultet. Si pasojë, datat, dokumentet dhe mënyra e përzgjedhjes është e ndryshme në varësi të vendimeve të marra nga dekanatet përkatëse.
Tarifa
Studentët që do të ndjekin këtë vit masterin njëvjeçar në universitetet publike të vendit do të paguajnë të njëjtën tarifë shkollimi, pavarësisht degës dhe universitetit të zgjedhur. Qeveria ka vendosur tarifë unike studimi për Masterin e Nivelit të Dytë gjatë vitit akademik 2009-2010, ndryshe nga propozimet e vitit të kaluar, ku taksa e shkollimit përcaktohej në varësi të degës dhe universitetit. Konkretisht, tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në MND, në vitin akademik 2009-2010, do të jetë është 100 mijë lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, që likuidohet në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Studentët nga Republika e Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
Shpërndarja e kuotës së pranimit në MND, në Universitetin e Tiranës sipas programeve përkatëse të studimit
UNIVERSITETI I TIRANES
Nr. Programi i studimit MND: Fakulteti: Kuota:
1. Gjuhësi Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 100
2 Studime Letrare " 70
3 Shkencë e Bibliotekave " 70
4 Histori " 60
5. Arkeologji " 30
6. Trashëgimi Kulturore " 20
7. Marrëdhënie Ndërkombëtare " 90
8 Gjeografi me profilet: "
a. Gjeografi fizike dhe mjedisore " 70
b. Gjeografi humane dhe rregullim territori " 70
9. Shkenca Gjuhësore Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 50
10. Letërsi Botërore " 60
11. Kërkime në Edukim Fakulteti i Shkencave Sociale 25
12. Kërkim Psikologjik " 20
13. Kërkim Shkencor në Punë Sociale " 25
14. Shkenca Juridike Civile Fakulteti i Drejtësisë 50
15. Shkencat Penale " 50
16. E Dre|ta Kushtetuese, e Krahasuar dhe Evropiane " 50
17 Finance Fakulteti Ekonomik 60
18 Kontabilitet " 40
19. Studime Ekonomike Evropiane " 40
20. Marketing " 40
21 Administrim Biznes " 40
22. Administrim Publik " 40
23 Matematikë Teorike Fakulteti i Shkencave Natyrore 30
24. Sisteme Informatike të Avancuara " 10
25. Fizikë me profilet "
a. Fizikë Teorike Llogaritëse " 15
b. Fizikë e Aplikuar " 15
c. Biofizikë " 15
26 Fizikë dhe Kimi Materialesh " 10
27. Inxhinieri e Proceseve Kimike " 10
28. Teknologjitë dhe Mikrobiologjitë e Ushqimeve " 10
29. Analiza Kimike dhe Instrumentale " 10
30 Biologji me profilet "
a. Biologji Shtazore " 15
b. Biologji Bimore " 15
c. Edukim Biologjik " 15
31. Biologji Eksperimentale me profilet: "
a. Biologji Qelizore " 15
b. Gjenetikë e Popullatave " 15
c Mikrobiologji " 15
32 Kimi me drejtim Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore " 10
33 Kimi Industriale dhe Mjedisore " 10
Fondi i Ekselencës
Ministria e Arsimit hap procedurat e pranimeve për vitin 2009-2010
Ministria e Arsimit hap zyrtarisht procedurat e pranimeve për Fondin e Ekselencës, për vitin akademik 2009-2010. Ky fond, i cili përfshin një vlerë prej 1 milionë dollarë, do të sigurojë mbështetje financiare për të gjithë studentët e interesuar dhe që do të shpallen fitues si dhe shkencëtarët e rinj. Ministria e Arsimit bënë të ditur se gjatë vitit 2009-2001, do të shtohen kategoritë e studentëve dhe shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer që do të sigurojnë mbështetje financiare nga Fondi i Ekselencës. Konkretisht, nga ky fond do të përfitojnë: Studentët që kryejnë studimet e Doktoraturës jashtë shtetit; Shkencëtarët e rinj, për studimet e Postdoktoratës jashtë Republikës së Shqipërisë; Studentët fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare; Autorët e botimeve shkencore me nivel të lartë akademik; Për herë të parë këtë vit do të përfitojnë bursa të posaçme studentët që kryejnë studimet Bachelor dhe Master në një nga 15 universitetet më të mira të botës; Gjimnazistët e shkëlqyer nga trojet jashtë kufijve të vendit, të cilët fillojnë studimet në universitetet tona. Aplikimet do të jenë individuale dhe do të dërgohen me postë pranë Ministrisë së Arsimit deri në datën 15 dhjetor 2009. Informacione të detajuara mbi aplikimin dhe të gjitha procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve jepen në udhëzimin e ministrit të Arsimit nr.2, datë 22.1.2009 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer”.
Greva e studentëve të Bujqësorit
Rektori shton kuotat e pranimit për Masterin e Nivelit të Parë
Në ditën e shtatë të grevës së urisë, që ishte ajo e djeshmja, 15 studentët e diplomuar për Ekonomi- Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, nuk kanë marrë ende një zgjidhje për problemin e tyre. Madje, vetë rektori i këtij universiteti, Fatos Harizaj, nuk ka pranuar asnjë negocim me ta, por nëpërmjet zëvendësdekanit të Fakultetit Ekonomik, ju ka çuar atyre dje një vendim, që propozon kuota të reja të pranimit, jo për ciklin dyvjeçar, që kërkojnë studentët, për të marrë një Diplomë të Nivelit të Dytë, por për Masterin e Nivelit të Parë. Studentët, megjithëse po e vazhdojnë grevën në gjendje të përkeqësuar shëndetësore janë të vendosur për ta çuar atë deri në fund. Studentët e grevës së urisë nuk kanë mesataren e kërkuar nga fakulteti për Diplomën e Nivelit të Dytë, e cila duhet të jetë mbi notën 7, ndërkohë që në bazë të sistemit të ri të Bolonjës, ata kanë plotësuar kuotën e duhur të 180 krediteve për të ndjekur ciklin dyvjeçar.
11 Nentor 2009