Mat, Gjana: Do të financojmë shtimin e prodhimit bujqësor
Kandidati i PD-së në qarkun e Dibrës, Jemin Gjana, premton në Mat se qeveria në mandatin e dytë do të mbështesë financiarisht çdo projekt që synon të nxisë rritjen e prodhimit bujqësor dhe agro-industrial në vend. Në një takim me fermerët e Martaneshit në Mat, z. Gjana tha se përmes projektit të subvencionit, vetëm gjatë këtij viti kanë përfituar financim mbi 7 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, në politikat e qeverisë demokratike, mbështetja e fermerit dhe zhvillimi i bujqësisë dhe agro-industrisë do të jenë pikat kyçe të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Në bashkëbisedim me fermerët, z. Gjana dhe kandidatët në listën e PD-së për qarkun e Dibrës, u njohën nga afër me projektet për shtimin e prodhimit vendas në këtë zonë.