Pack: Zgjedhjet në Kosovë, hap para drejt Europës
PRISHTINE- Delegacioni vlerësues i Parlamentit Evropian për ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë ka vlerësuar si pozitive mbarëvajtjen e procesit të votimeve dhe përgatitjet rreth tyre.
Në një konferencë për shtyp kryesuesja e këtij delegacioni, eurodeputetja Doris Pack vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën se si e ka menaxhuar këtë proces për herë të parë në Kosovën e pavarur dhe pjesëmarrjen, sipas saj, të lartë të votuesve në proces.
“Duhet t’i përgëzojmë qytetarët e Kosovës, pjesëmarrjen mund të them të lartë dhe kjo tregon se ata e kanë kuptuar se duke qenë të pavarur, duhet të marrësh përgjegjësi dhe t’i tregosh botës se ata janë me të vërtetë të gatshëm të ecin përpara në rrugën evropiane”, ka thënë Doris Pack në konferencën për shtyp citon gazeta kosovare express.
Pack është shprehur se mbarëvajtja e zgjedhjeve do të jetë një arsye e fortë që Kosova duhet ta përdorë në llogari të veten kur e kërkon njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë bërë këtë. Por ajo ka përjashtuar mundësinë e ndonjë lloji presioni që Brukseli të mund t’u bëjë këtyre shteteve për ta njohur Kosovën.
“Ne nuk mund të bëjmë presion. Por mendoj se ajo çka kosovarët kanë treguar me këto zgjedhje është se ata kanë arritur pjekurinë e duhur dhe ndoshta kjo do të mund t’i bindë disa nga shtetet tjera që të shikojnë në mënyrë pozitive për ta njohur pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Pack.
Duke folur për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, Doris Pack ka thënë se është e lumtur që një përqindje e konsiderueshme e tyre nuk i ka dëgjuar kërcënimet e ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremic se nëse serbët e Kosovës dalin në votime të Kosovës, ata do të konsiderohen si tradhëtarë.
(s.g/BalkanWeb)