E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert artistik, pjesë humoristike dhe koktej

16/11/2009  Medreseja e Korçës

KORÇË - Medreseja e Korçës ka sjellë sërish befasi në modelet e saj të bashkëpunimit mësues–prindër. Mëngjesin e së dielës qindra prindër të ardhur nga rrethet e qarkut të Korçës u gjendën në mjediset e medresesë ndërmjet surprizave të përgatitura.

Të gjitha ambientet reflektonin shkëlqim dhe kulturë, duke e shndërruar këtë institucion në një pallat mbretëror, por të papriturat nuk përfundonin këtu. Takimi nisi me himnin kombëtar. Ceremonia e hapjes së takimit përcillte seriozitet dhe dinjitet bashkë. Më pas drejtori i medresesë, Ymerr Çallësh, përmes një vidioprojektori prezantoi gjithë ambientet e brendshme të shkollës, që nga klasat e studimit e deri tek ambientet e konvikteve, ndërkohë që dhjetëra fotografi treguan bashkëpunimin nxënës– mësues. Pamje filmike ofruan për prindërit gjithçka që ndodhte në atë shkollë. Më pas u prezantuan gjithë nxënësit që kishin konkurruar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, u servirën medaljet e arta që ishin fituar nga nxënësit më të mirë. Shpjegimet bënë të qartë se pikërisht nga kjo shkollë nisnin udhët e jetës: mund të studiosh në Turqi dhe Amerikë, në Kanada dhe Itali, madje në çdo vend të botës, kudo që nxënësi dëshiron të shkojë. Aktiviteti i medreseve në Shqipëri ka filluar që nga viti 1995, fillimisht në Cërrik dhe më pas në Kavajë, Tiranë, Berat dhe së fundi në Korçë. Gjatë aktivitetit kreu i shkollës ka pohuar: “Në këtë shkollë bëhet gjithçka për nxënësit. Ne nuk i dëshirojmë ditët e ikura bosh. Një ditë që ikën nuk vjen më, një ditë që vjen nuk e kemi ne në dorë. Jemi të sigurt për të tashmen. E tashmja duhet shfrytëzuar çdo çast, me qëllim që çdo minutë të ditës ta shfrytëzojmë për dijet tona.” Kur e pyetën një profesor të mirënjohur a do të kishte mundur të merrte këtë titull nëse do të kishte qenë shurdhmemec apo i gjymtuar, ai është përgjigjur: “Asgjë nuk mund të më pengonte përveçse mungesa e vullnetit. Pikërisht për këtë arsye ne ngulmojnë te vullneti i nxënësve”. Më pas, kur bashkëbisedimi kishte përfunduar, nxënësit dhanë për prindërit e tyre një koncert artistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›