E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, maskat grabisin një furgon me pasagjerë

Një furgon me pasagjerë ka rënë pre e grabitjes nga persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Vigut të Matit ku persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur furgonin me targa TR 2992 T.
Sipas informacioneve furgoni vinte nga Dibra drejt Tiranës kur është ndaluar nga personat e armatosur të cilët e kanë kërcënuar shoferin të ndalonte.
Kështu nën kërcënimin e armëve pasagjerët u kanë dorëzuar sendet vetiake me vlerë dhe të gjitha paratë që posedonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›