Mat, plagoset me armë një 60-vjeçar

Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrethin e Matit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrë të Matit ku 60-vjeçari Ymer Kurti është qëlluar me dy plumba, ndërsa dyshohet se autor I ngjarjes është shtetasi Hasllan Katuçi.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.