E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet sezoni turistik në Komunën e Velipojës

Ceremonia

çelet sezoni turistik në Velipojë. Sipas drejtuesve të komunës, pritet që këtë vit të ketë mbi 15 mijë pushues në ditë, për shkak të çmimeve të favorshme, kushteve optimale të jetesës, zhvillimit të infrastrukturës, si dhe pastërtisë së rërës dhe ujit të detit. Hapjen e sezonit turistik e ka përshëndetur kreu i komunës, Nikollë Marku, i cili bëri edhe një ekspoze të shkurtër për plazhin e Velipojës. Sipas Markut, plazhi plotëson kushte bashkëkohore, duke garantuar furnizimin me ujë dhe drita për 24 orë pa ndërprerje. Në lidhje me masat e marra për sezonin turistik është nënvizuar hartimi i një plani masash në bashkëpunim me drejtorinë e policisë, spitalin rajonal dhe me disa institucione të tjera si OSSH dhe Ujësjellësi. Konkretisht, drejtues të komunës shprehen se me policinë është hartuar një plan masash për sa i përket qarkullimit rrugor në zonën turistike, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputet të Qarkut të Shkodrës, si dhe pushtetarët më të lartë lokalë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›