Arrihet marreveshja mes Dinamos dhe ministrise per kompleksin stervitor
Një marrëveshje duket se është arritur ndërsa ekziston nevoja edhe për një tjetër. Drejtuesit e Dinamos kanë rënë dakord për një kontratë të re me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), për të shfrytëzuar edhe më tej kompleksin stërvitor që sot i takon Agjencisë së Shërbimit të Sporteve dhe kjo do të bëhet kundrejt pagesës së një qiraje, shuma e së cilës nuk bëhet e ditur.
Do të duhet edhe një marrëveshje e dytë, mes drejtuesve blu dhe drejtoreshës së Agjencisë, Klodiana Shala, për të hapur sërish dyert e kompleksit për skuadrën 17 herë kampione të vendit. Dinamo e ka përdorur kompleksin në fjalë për rreth 25 vjet, që nga koha e ndërtimit të tij, pasi edhe klubi, edhe vetë kompleksi i takonin Ministrisë së Brendshme. Tashmë, kemi një kalim të objektit nën juridiksionin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe synimi mbetet për ta kthyer atë në një qendër olimpike, ndërsa sot për sot aty kanë zyrat disa nga federatat sportive shqiptare.
Dinamo duket tepër vonë në përgatitjet për sezonin e ri, pasi kampionati do të nisë më 24 gusht, ndërsa ekipi blu besohet se do ta nisë punën të mërkurën, pra më 27 korrik. Sipas burimeve në klubin blu, nuk pritet të ketë investime të mëdha në skuadër, pra edhe objektivat për sezonin e ardhshëm nuk pritet të jenë ambicioze.