E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri, mbret në Man Utd

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 16:05

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit Patrice Evra i ka bërë thirrje mesfushorit të Arsenalit Samir Nasri ti bashkohet atij në Old Trafford.

Evra i cili është i afërt me Nasrin beson se bashkëkombësi i tij do të shijonte sukses në rast të kalimit në Manchester.

“Kam biseduar shumë me të gjatë pushimeve rreth ndjenjës të luash për Manchester Unitedin dhe sa me rëndësi është për të që të bëhet njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Më kujtohet një shaka ku ai tha se tani është princ por nëse dëshiron të bëhet mbret duhet të vjen në Manchester United” tha Evra për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›