E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimet rrugeve cdo vit 300 te vetevrare

Çdo vit në Shqipëri vetëvriten gati 300 persona, ndërsa krahas formave të ndryshme të vetëvrasjes, vendin kryesor e zë helmimi kryesisht nga pesticidet. Sipas statistikave zyrtare të uniformave blu, por edhe shëndetit publik, vetëm gjatë viti 2010 janë vetëvrarë 208 persona, ndërsa tetntativat për kryerjen e saj janë të paktën 10-fish më të larta.

Ndonëse faktorët që çojnë në kryerjen e një vetëvrasjeje janë të shumtë, disa të tillë mund edhe të eleminohen kryesisht për kategorinë e dytë më të lartë, atë të vetëhelmimeve. Kujtdo mund t’i ketë rastisur që të ketë parë në rrugë shitës ambulantë të cilët tregtojnë një kategorie të gjerë pesticidesh.

Fostoksina, njëri prëj tyre në shumë raste nuk ka shërbyer për konsumin e saj normal. Ky produkt për fat të keq, si shumë produkte të tjera tregtohet lirshëm në rrugë si të ishte çamçakiz apo shkrepëse, dhe jo vetëm fostoksina, por janë një seri kimikatesh që përdoren për luftën kundër brejtësve, që janë disa raticide të tjerë që po ashtu shiten pa ndonjë sens kontrolli. E kur keta produkte shiten nga persona jo të specializuar situata bëhet edhe më alarmante.

“Çdo lloj pesticidi ndalohet me ligj të tregtohet në rrugë, po themi në tregun e zi. Madje edhe në farmaci të cilat nuk janë të licensuara për tregtimin e tyre”-thotë Mehmet Hoda, agronom.

Në repartin e toksikologjisë në dhjetë vitet e fundit janë regjistruar 5570 përsona të cilët kanë tentuar të vetëvriten duke pirë fostoksinë. 25 e tyre nuk kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa këto produkte vazhdojnë të jenë të pranishme në tregun e zi.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›