E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materialet e çuditëshme që do të përdorim në të ardhmen

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Që sot në botë ekzistojnë materiale nga më të çuditshmet, këtë e dimë të gjithë. Por kur dëgjojmë të flitet për letrën prej guri, apo pllakën e betonit që lejon dritën të depërtojë, duket sikur kundërshtojmë ligjet e fizikës. Kompanitë më të njohura në botë të shpikjeve, investojnë miliona për zhvillimin e tyre, duke na sjellë risitë më të fundit teknologjike. “Gjuetarët e Teknologjisë” kompania që merret me këto lloj shpikjesh në Çikago, mbledh dhe analizon produkte nga shumëllojshmëria e mijëra materialeve unike dhe pajisjeve dhe pasi i analizon dhe i përpunon, i fut ato në databejzin elektronik, duke sugjeruar dhe si mund të përdoren për të krijuar produkte të reja. Këtu po ju njohim me 16 materialet që shumë shpejt do t i kemi në duart tona.
1
Boja magnetike
Kjo bojë është shpikur nga kompania LDP LLC, Nju-Xhersi. Shkruan dhe thahet normalisht, por në përbërje ka pjesëza hekuri, që e bëjnë të ndjeshme ndaj magnetit dhe është përcjellëse e mirë e elektricitetit. Boja është shumë e përshtatshme për të ndërtuar pista garash në letër.
2
Pëlhura e qeramikës
“Zircar Zirconia”, kompania e prodhimit të produkteve termale në Nju-Jork, ka krijuar një copë të thurur me fibra qeramike, dhe shërben si një izolues perfekt ndaj temperaturave ekstreme.
3
Lëshuesi i aromave të njëpasnjëshme
Parfumi që ndryshon aromë është prodhuar nga “Salvona Technologies” me bazë në Nju-Xhersi, dhe përmban nanosfera të mbyllura në mikrosfera më të mëdha. Kur mikrosferat shpërthejnë, lëshohet një aromë. E njëjta gjë ndodh dhe me nanosferat pak çaste më vonë, duke lëshuar të tjera aroma që sjellin përjetimin e një atmosfere të gjallë.
4
Letra elektronike
Letra elektronike, shfaq pamje të plota imazhesh me ngjyra dhe është prodhuar nga kompania izraelite “Magink”, Kjo lloj shpikjeje pritet të jetë dhe materiali që do të përdoret për të krijuar “DVD Origami” portative me ekran të madh.
5
Ngjitëset e rrobave “Velcro”
“Velcro” është emri i markës së ngjitësve të leshta shumë të përdorura në rroba si zëvendësuese të zinxhirëve dhe është prodhuar nga kompania “Aplix” në Karolinën e Veriut. Përcjell energji, kur pjesa e telit bën kontakt me atë të leshtë. Mund të përdoret për të mbërthyer rrobat apo çantat e shpinës dhe shumë produkte të tjera.
6
Pllakë betoni gjysmë e tejdukshme
Një arkitekt hungarez, shpiku këtë lloj pllake gjysmë të tejdukshme, që ka brenda fibra optike, dhe që lejon dritën të kalojë normalisht. Kompania “Litracon” e ka hedhur tashmë këtë produkt në treg.
7
Pllakat e xhamit që ndiejnë temperaturën
Këto lloj pllakash xhami që në kontakt me temperaturën ndryshojnë ngjyrën, janë krijuar nga kompania “Moving Colour”, në Kaliforni. Këtyre lloj pllakave, nëse u hidhet ujë, ndryshojnë ngjyrën menjëherë.
8
Fleta antigrafit
Kjo lloj flete ka një sipërfaqe Tefloni të pastër, duke mos lejuar ngjitjen dhe thithjen dhe është prodhuar në Nju-Jork nga “Integument Technologies”. Bojërat dhe ngjyrat nuk ngjisin dhe mund të fshihen me lehtësi.
9
Fleta e “gurtë”
Fleta e “gurtë” shitet nga “Design & Source Productions”, dhe përbëhet nga karbonati i kalciumit, duke e bërë atë më ekologjike sesa letra e prodhuar nga druri.
10
Plastika që zgjerohet nga uji
Kjo lloj plastike zgjatet në kontakt me ujin duke ruajtur përmasat. Ky lloj materiali prodhohet nga “Texas-based Industrial Polymers” dhe mund të përdoret si formë derdhëse për të zmadhuar skulpturat apo fosilet.
11
Mbulesa antiavull
Kjo mbulesë antiavujsh është krijim i “Film Specialties” në Nju-Xhersi. Duke pasur karakteristika hidrofilike, uji rrëshket dhe nuk kondensohet për t u shndërruar në avull.
12
Xhami i tretshëm
Ky lloj xhami që tretet në ujë, mund të thyhet si një xham normal, por që në ujë shpërbëhet.
13
Sprai magnetik
Kjo lloj boje prodhohet nga “Kling Magnetics”, dhe shumë kompani të tjera. Përmban pluhur hekuri duke e bërë atë magnetike.
14
Pëlhura elastike
Është e gjitha natyrale. Kjo copë elastike prodhohet nga kompania zvicerane “Rohner Textil AG”, dhe ka në përbërjen e saj lesh dhe rami (hithër kineze). Ndryshe nga pëlhurat e tjera elastike, ajo nuk ka në përbërje nejlon.
15
Shkëlqyesi i ngrënshëm
Është shpikur nga kompania “Ëatson” në Konektikat. Ky material shkëlqyes është i ngrënshëm dhe mund t u shtohet ushqimeve të ndryshme.
16
Fleta e ambalazhit
Kjo fletë me format e hojëzave të mjaltit është shumë e lehtë dhe e fortë. E ka krijuar kompania holandeze “Honicel”, dhe mund të përdoret për ambalazh mobiljesh dhe materialesh të tjera.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›