Dosjet, Berisha pranon vërejtjet e ndërkombëtarëve
Autori i Lajmit: red.
Pas serisë së kundërshtive të ndërkombëtarëve për ligjin e dosjeve, nga Uashingtoni kryeministri Berisha pranon për herë të parë, se vërejtjet e tyre nuk janë pa vend. “Ka të drejtë bashkësia ndërkombëtare. Sepse kemi të bëjmë me një kufizim të të drejtave, por ky është një kufizim i përkohshëm. Dhe këtë e ka bërë çdo vend, nuk është Shqipëria që ka shpikur këtë gjë",- thotë kreu i qeverisë në një intervistë për revistën “Iliria”. Berisha pranon gjithashtu se shumica e dosjeve që pretendohet të hapë ligji janë zhdukur. Por kjo nuk do ta bëjë të pamundur zbatimin e ligjit. Sipas tij, dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit janë djegur gjatë 8 viteve të qeverive të majta. Gjatë vizitës triditore në Uashington, Berisha ka realizuar takime të shumta me senatorë e kongresistë, zëvendëspresidentin amerikan, Josef Bajden, sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, e të tjerë. Kryeministri dha një intervistë ekskluzive për “Iliria”, në të cilën ai flet për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane, punën e qeverisë, për luftën kundër korrupsionit, për luftën kundër krimit, ligjin e dosjeve, rolin e diasporës shqiptare në ndihmë Shqipërisë dhe Kosovës etj.
Na thoni në fillim për qëllimin e vizitës suaj në Amerikë dhe takimet e para që keni pasur me zyrtarë amerikanë?
Këtu kam ardhur me ftesë të bashkëkryetarëve të Komitetit të Kongresit për Mëngjesin e 57 kombëtar të Lutjeve. Kam qenë dhe herë të tjera para disa vitesh në këtë aktivitet. Komiteti përbëhet nga 36 kongresistë e senatorë. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një moment i veçantë pasi këtu vijnë përfaqësues të politikës, parlamenteve, botës akademike, botës shpirtërore të 163 vendeve. Por, krahas qëllimit për të marrë pjesë në këtë takim, këtu po takoj miq të mi të shkëlqyer e të Shqipërisë, miq të rinj, kam takime me administratën, me zyrtarë të lartë të administratës, me sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, dhe përfaqësues të tjerë, por takoj dhe miq të vjetër që e kanë ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë këtyre viteve, kongresistë të rëndësishëm.
Dhe marrëdhëniet me Amerikën vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme?
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Amerikës, të cilat kanë njohur zhvillimet më kulmore gjatë dy viteve të fundit, presin të kenë zhvillime të tjera shumë të rëndësishme kulmore gjatë viteve që do të vijnë. Shqiptarët kanë një proamerikanizëm të pakufishëm dhe mendoj se kanë arsye shumë të mëdha për këtë proamerikanizëm, pasi në momentet më kritike të kombit shqiptar, Amerika ka qenë shpëtimtare e tij, me mbështetjen e qeverisë së Amerikës, Kongresit dhe Presidentit që nga presidenti Uilson e deri te Xhorxh Bush që u largua nga Shtëpia e Bardhë, pasi shndërroi në realitet dy premtimet e tij historike në Tiranë, pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërinë në NATO. Për shqiptarët presidenti Klinton mbetet heroi i tyre kombëtar, udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës. Pra, një komb i vogël në universin e kombeve të këtij planeti, por një komb që krahas fateve të këqija ka pasur edhe fatin e madh që në momentet kyçe të historisë së tij të gëzojë mbështetjen e këtij kombi e vendi të madh.
Ka një bllokim të Sllovenisë për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në NATO…Shihni ndonjë problem në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO?
Ky lloj, nuk po e quaj bllokim nga parlamenti i Sllovenisë, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Unë ju garantoj për këtë. Nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse qëllim thellësisht pozitiv të qeverisë sllovene ndaj anëtarësimit të Shqipërisë. Ka një diskutim mbi kufijtë ose diçka të tillë me Kroacinë, por duket që të gjitha shanset janë që edhe kjo të kapërcehet.
Cilat janë sukseset dhe të metat e punës së qeverisë suaj?
Çfarë mund t ju njoftoj unë. Një herë, qeveria erdhi në pushtet në një kohë kur, për fatin më të keq, krimi i organizuar shqiptar ishte shndërruar në një faktor madhor rreziku, jo vetëm shqiptar, por dhe më gjerë, ishte bërë famëkeq në të gjithë Evropën dhe nxinte imazhin e Shqipërisë më shumë se çdo gjë tjetër. Ne i shpallëm luftë me zero tolerancë krimit të organizuar. Kjo luftë bëri që në një hark kohor prej 18 muajsh, agjencitë e zbatimit të ligjit të Shqipërisë të çmontojnë mbi 204 grupe e organizata kriminale shqiptare, të vendosin para ligjit mbi një mijë bosë e anëtarë të këtyre organizatave, kudo që ata janë ndodhur në Shqipëri, në Greqi, në Suedi, Gjermani, Francë, SHBA e kudo. Kjo ka bërë që Shqipëria të ketë aktualisht tregues të kriminalitetit qartësisht më të ulët se mesatarja e këtyre treguesve nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ka bërë që Shqipëria vitin e kaluar të ketë 2 milionë turistë kundrejt vetëm 300 mijë që ka pasur katër vite më parë dhe të mos ketë as incidentin më të vogël. Pra, Shqipëria sot është vend i sigurt.
Së dyti, Shqipëria përballej me një korrupsion sistemik. Dhe kjo është e vërtetë që dokumentohej nga të gjitha dokumentet. Shqipëria renditej në një nga 24 vendet më të korruptuara të globit. Kjo qeveri u angazhua në një luftë të vendosur kundër korrupsionit. Rezultatet e saj janë të certifikuara. Shqipëria la në këtë luftë prapa 95 vende të botës. Së dyti, kjo qeveri, nga ata që vlerësojnë luftën kundër korrupsionit, u shpall kampione për reformat e saj në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni nuk është një fenomen që mund të çrrënjost, por ai është një fenomen që mund të luftohet dhe duhet të luftohet. Janë me dhjetëra e dhjetëra zyrtarë të të gjitha kategorive që përballen me ligjin për shkak të korrupsionit. Pra, ka një luftë të vendosur, por, në qoftë se do ta vlerësonim më tutje punën e luftës kundër korrupsionit, unë mund të them se këto rezultate, shpenzimet operative të administratës sime, janë ulur nga 3 për qind në 2 për qind të prodhimit të brendshëm. Të ardhurat nga taksat dhe tatimet janë rritur në tre vjet me 3, 2 miliardë dollarë. Kursimet nga prokurimet kalojnë qartësisht mbi gjysmë miliardë euro. Në tërësi, rreth 4 miliardë dollarë kanë qenë disponsibël për shqiptarët gjatë kësaj periudhe dhe unë ia atribuoj këto para së gjithash dhe mbi të gjitha luftës kundër korrupsionit. Nuk është se nuk ka korrupsion, sërish ka korrupsion, sërish ka varfëri, por të gjitha janë në pakësim. Shqipëria ishte vendi ku investitorët e huaj largoheshin masivisht.
Qeveria juaj është fokusuar në ndërtimin e rrugëve. Ç është bërë deri tani dhe çfarë synohet për të ardhmen?
Kjo qeveri mori në dorë një vend që kishte gjithsejt 2 mijë e 200 kilometra rrugë të asfaltuara nga 18 mijë që është inventari i rrugëve në Shqipëri. Gjatë këtyre katër viteve, e tërë infrastruktura rrugore është në rindërtim. Janë asfaltuar mijëra kilometra në rrugët rurale të vendit. Po ndërtohen rreth 800 kilometra në akset kombëtare. Faktikisht, me këtë program për 3 deri në katër vjet, Shqipëria do të jetë një vend me një sistem rrugor tërësisht të ri ndër më modernët.
Po në sektorët e tjerë, arsim, shëndetësi, ç objektiva ka arritur qeveria?
Është bërë një ndryshim thelbësor në sistemin e arsimit. Të marrim një element. Ky sistem po shpartallohej për shkak të rrogave të ulëta të arsimtarëve. Ne premtuam dyfishin e rrogave. Duke filluar nga data 1 maj, çdo mësues në Shqipëri merr dy herë më shumë se katër vite më parë. Duke filluar nga kjo datë, çdo infermiere merr dy herë më shumë rrogë se katër vite më parë, kështu edhe mjekët marrin dy herë më shumë. Pra, ne investuam në kapitalin njerëzor.
Cila është Shqipëria sot në raport me investimet e huaja?
Vetëm në muajin dhjetor dhe dhjetëditëshin e parë të janarit, ne kemi firmosur 3, 5 miliardë euro kontrata koncesionesh në energji dhe fusha të tjera. Pra Shqipëria realisht është një vend shumë tërheqës për investitorët e huaj. Ajo është vendi i një mijë e njëqind problemeve dhe është jashtë çdo lloj mundësie që ato të zgjidhen në një kohë të shkurtër, por një gjë është e sigurt, se vendi ynë ka ndryshuar këto katër vite më shpejt se kurrë dhe është duke ndryshuar pozitivisht.
Ligji për hapjen e dosjeve është pritur me rezerva nga BE, OSBE dhe SHBA dhe kërkohet rishikimi i tij. Pse vijnë këto mospajtime nga bashkësia ndërkombëtare për një ligj që i është dashur shumë më herët Shqipërisë?
Problemi ka të bëjë me një, jo fenomen, por me një realitet nga i cili Shqipëria pa tjetër duhet të ndahet në mënyrë të qytetëruar. Themelore është kjo: ka pasur Shqipëria krime kundër njerëzimit apo nuk ka pasur? Ka kryer sistemi komunist në Shqipëri krime kundër njerëzimit? Krimet kundër njerëzimit janë krimet, torturat, vrasjet, ndjekjet për qëllime politike. Kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje përfundimtare se Shqipëria ka pasur krime kundër njerëzimit nga sistemi komunist më shumë se Çekia, Polonia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, po të përjashtosh revolucionin e 54-ës, të gjitha të marra bashkë, shumë më tepër. Po jap vetëm një shifër: Gjermania Lindore në 45 vjet ka pasur vetëm 250 qytetarë të ekzekutuar me gjyq për qëllime politike, kurse Shqipëria numëron vetëm gra në procese politike rreth 800, pa llogaritur sa kanë vdekur kampeve, pa llogaritur sa janë ekzekutuar pa gjyq. Po flas pra për gratë. A duhet Shqipëria të ndahet nga kjo e shkuar? Shqipëria duhet të ndahet nga kjo e shkuar. Po të marrësh historinë e vendeve ish-komuniste, ky debat është kudo i gjallë. Vjet Rumania ka vënë ligjin për të çuar për ndjekje penale ata që kanë kryer këto krime. Atëherë, a mundet që të ndërmerret një zinxhir i pafund procesesh penale ndaj atyre që kanë kryer këto krime. E vështirë kjo. Nuk mendoj se është e mundshme, por një formë për ndarje prej sa duhet, sepse po s u ndave, ato mbeten aty. Kjo pjesë e shoqërisë që është së paku 25 për qind e saj, kërkon një ngushëllim, një respekt. Çfarë respekti sheh ajo kur në krye të drejtësisë shqiptare janë të vendosur ata që kanë urdhëruar, kanë vendosur për vrasjen e një poeti të ri, për fajin e vetëm se guxoi të përmendë termin “të drejtat e njeriut” në vargjet e tij? Çfarë respekti ndiejnë ata kur në vitin 90, pasi u hoq ligji për tradhti të lartë për ata që arratiseshin, u ekzekutuan në kufij me dhjetëra, në mos qindra të rinj dhe në disa raste trupat e tyre u zvarritën ditën për drekë në sheshin e qyteteve si Saranda dhe Shkodra, të lidhur me tela me gjemba. Kurse një nga ata ishte deri para tri javësh njeriu kryesor i hetimeve në Shqipëri. Çfarë synon ky ligj? Ky ligj synon një gjë: të ndahemi nga këto krime. Të tjerët po e bëjnë me procese gjyqësore. Ne nuk po e bëjmë me procese gjyqësore. Ne themi, dilni me një anë, sepse këta dolën me një anë një herë në 95-ën dhe, për fat të keq, kur u kthyen socialistët në pushtet, aprovuan pikërisht nenet që nuk duhej t i preknin. Kur unë u bëra kryeministër, gjeta në Shërbimin Sekret Shqiptar tre ish-drejtorë të Sigurimit të Shtetit si këshilltarë. Të shtetit të Enver Hoxhës.
Na thoni konkretisht, cilat janë vërejtjet e bashkësisë ndërkombëtare për ligjin e dosjeve?
Shiko, pse bëhen vërejtje. Ka të drejtë bashkësia ndërkombëtare. Pse? Sepse kemi të bëjmë me një kufizim të të drejtave, por ky është një kufizim i përkohshëm. Dhe këtë e ka bërë çdo vend, nuk është Shqipëria që ka shpikur këtë gjë. Jo. Shqipëria ka ndjekur një linjë. Po të marrësh ligjet e republikave baltike, janë shumë më të ashpra, ligji polak i kujtesës kombëtare, është me seksione prokurorie dhe gjykate, pra është shumë më i ashpër. Ky yni është në mes. Eshtë një model çek.
Si do të zbatohet ky ligj kur llogaritet se shumë dosje janë zhdukur?
Dakord, kjo qëndron, por mendimi i përgjithshëm është që ato që janë duhet të hapen. Shiko, kur kam ardhur në Nju-Jork për herë të parë, unë kam thënë që dosjet të mos hapen. Pse? Pikërisht jam nisur nga kjo që thua ti. Por, mendimi im u kundërshtua edhe unë rashë dakord. Unë dija që atë vit, kur isha në opozitë, ata po digjnin çdo ditë dosjet. Megjithatë, ka një gjë: dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Në qoftë se ka një dokument që ekziston në mënyrë autentike, ato janë proceset gjyqësore. Ato janë të gjtha aty.
Si e vlerësoni rolin e diasporës shqiptare të Amerikës për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët që jetojnë në rajonet e tjera të Ballkanit?
Roli i saj ka qenë themelor dhe i pazëvendësueshëm. Diaspora edhe atëherë kur flakët e lirisë u shuan në Shqipëri, në diasporë ato mbetën gjallë. Dhe më pas, në të gjitha kohërat, diaspora ka luajtur një nga rolet më përcaktuese në pavarësinë e Kosovës. Kosova para viteve 90, por edhe në fillimet e viteve 90, ishte një territor dhe një popullatë, që ia kishin kthyer shpinën të gjithë. Është lehtë t i shohim gjërat tani, por e vërteta ka qenë ajo. Nuk i binte kujt ndërmend shumë përveç aktivistëve të të drejtave të njeriut në Evropë për Kosovën. Shqipëria deri me hapjen e saj kishte ndërtuar një politikë absolutisht të kundërt me interesin kombëtar. Kanë qenë kongresistët e Amerikës, shqiptarët e lidhur me ta, që ia dolën t ua paraqesin atyre çështjen e dy milionë shqiptarëve të shtypur që përjetonin aparteid dhe segregacion në tokat e tyre të përhershme. Pra, hapi i parë, historike do të mbetet në analet e historisë sonë kombëtare, vizita e Bob Dollit e kongresistëve amerikanë, e tëra e inicuar nga diaspora. Pastaj, deri tek pavarësia e Kosovës, Marrëveshja e Ohrit dhe me radhë. Unë mendoj se diaspora i ka kryer me dinjitet të madh, me përkushtim dhe atdhetarizëm të flaktë të gjitha detyrimet e saj ndaj vendit dhe kombit.
Kritikat per ligjin
“Shiko, pse bëhen vërejtje. Ka të drejtë bashkësia ndërkombëtare. Pse? Sepse kemi të bëjmë me një kufizim të të drejtave, por ky është një kufizim i përkohshëm. Dhe këtë e ka bërë çdo vend, nuk është Shqipëria që ka shpikur këtë gjë”
Zhdukja e dosjeve
“Shiko, kur kam ardhur në Nju-Jork për herë të parë, unë kam thënë që dosjet të mos hapen. Por, mendimi im u kundërshtua edhe unë rashë dakord. Unë dija që atë vit, kur isha në opozitë, ata po digjnin çdo ditë dosjet. Dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Ato janë të gjtha aty”.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009