Si të kujdesemi për lëkurën e bebit?
Autori i Lajmit: red.
Lëkura e të porsalindurit është shumë e ndjeshme dhe delikate. Për këtë arsye, një kujdes i mirë ndaj lëkurës është thelbësor për shëndetin dhe humorin e mirë të tij.
Pse ka rëndësi thatësia për shëndetin e lëkurës së fëmijës suaj?
Fëmija që mban pelenë është i prirur të ketë probleme me lëkurën. Irritimi i lëkurës mund të jetë shqetësues për fëmijën,
për këtë arsye, duhet t i kushtoni kujdes të veçantë lëkurës së tij. Shumë lehtë mund të vëreni këtë sëmundje të zakonshme:
të ndenjurat e fëmijës suaj janë të kuqe dhe të acaruara,
me puçrra të fryra rreth zonës së pelenës.
Duke qenë se fëmija nuk mund ta shprehë dot me fjalë problemin, ai mund ta shprehë këtë përmes të qarit dhe nervozizmit, sidomos në kohën kur i ndërroni pelenën dhe ka mundësi që të humbasë edhe oreksin.
Çfarë e shkakton irritimin e lëkurës?
Shumë raste të irritimit të lëkurës janë rezultat i: Ndryshimeve të pH-it të lëkurës, shkaktohen nga proteinat që gjenden në jashtëqitje. Shumë shpesh irritimi nga pelena shkaktohet nga mungesa e higjienës në zonën e pelenës. Vendi ku vendoset pelena, nuk është i pastër. Pelenat që përdorni për fëmijën tuaj nuk thithin aq sa duhet. Pelenat nuk ndërrohen aq shpesh sa duhet.
Rezultatet laboratorike dhe studimet klinike kanë treguar se rritja e lagështisë në lëkurë, pH-i lëkurës dhe aktiviteti i enzimave në fekale, janë faktorë kyç në zhvillimin normal të dermatitisit nga pelena. Bazuar në rezultatet e kërkimeve, është vërtetuar se largimi sa më i shpejtë i urinës nga lëkura dhe zvogëlimi i kontaktit me sipërfaqet, bëjnë që lëkura të mbetet e thatë në mënyrë të përsosur.
Si të kujdesemi për lekurën e butë të fëmijës?
Duke qenë se irritimi i lëkurës nga pelena është rezultat i ndryshimeve të pH, i cili ndodh kur urina dhe sipërfaqet bashkohen bashkë, kini parasysh që t ia pastroni gjithmonë me kujdes të ndenjurat fëmijës suaj. Ne ju rekomandojmë të përdorni pecetat e buta (peceta të lagura), të cilat pastrojnë në thellësi dhe njëkohësisht kujdesen për lëkurën e fëmijës. Ndërrimi i shpeshtë i pelenave, pastrimi i hollësishëm dhe delikat i zonës së pelenës dhe përdorimi i pelenave të mira dhe përthithëse janë me rëndësi për këto arsye:
1.Shmangia e lagështisë së tejzgjatur, bën që lëkura nën pelenë të jetë më pak e lëndueshme dhe më pak e prirur për t u irrituar.
2.Kur është e thatë dhe e pastër, lëkura luan funksionin e vet si një pengesë efikase kundër elementeve që mund ta dëmtojnë.
3.Sa më pak kohë të rrinë urina dhe jashtëqitja së bashku, aq më pak enzima të dëmshme prodhohen, duke pasur më pak kohë ta lëndojnë lëkurën. Në këtë situatë, të pastruarit është gjëja më e lehtë duke ndihmuar në mbajtjen e një higjiene më efikase.
Ekzistojnë tri pika kohore pas lindjes së fëmijës suaj, kur nevoja për t u ushqyer mund të rritet papritmas
Ushqimi me gji është më i miri!
Gati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes, edhe pse ndonjëherë ka fëmijë, të cilët duhet ta mësojnë atë. Në këto raste nëna e re duhet të ketë durim dhe të kërkojë ndihmë nga infermierja. Pas disa përpjekjesh, fëmija, pa dyshim, do të fillojë të thithë në mënyrë të përshtatshme.
Ushqimi me gji është më i miri!
Në gjashtë muajt e parë, nevojat e fëmijës për ushqim me gji, plotësohen nga qumështi i gjirit të nënës (ose qumështi pluhur, kur nëna nuk ka qumësht për fëmijën e saj). Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të ushqyerit me gji. Qumështi i nënës i jep imunitet fëmijës kundër shumë sëmundjeve, është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ka yndyrë, përmbajtje karbohidratesh për të përmbushur nevojat e të porsalindurit. Por i porsalinduri dalëngadalë e përgatit veten për të provuar diçka të re. Pas gjashtë muajve të parë të jetës, fëmija do të jetë i gatshëm për të provuar ushqimin e ri, duke filluar nga lëngjet dhe ushqimet e buta.
Këshilla rreth të ushqyerit
Filloni ta ushqeni fëmijën tuaj menjëherë pas lindjes. Kjo do të ndihmojë që trupi juaj të prodhojë sasinë e mjaftueshme të qumështit, për të përmbushur nevojat e fëmijës që nga fillimi.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të stimuluar prodhimin e qumështit sesa të ushqyerit e shpeshtë.
Ushqejeni fëmijën tuaj aq herë sa të ketë nevojë. Gjatë muajve të parë, fëmija ka nevojë të thithë më shpesh - çdo 1.5 - 2 orë.
Pas njëfarë kohe ju mund t ia ndryshoni fëmijës suaj intervalet e të ushqyerit gjatë natës, por ato nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 orë.
Ekzistojnë tri pika kohore pas lindjes së fëmijës suaj, kur nevoja për t u ushqyer mund të rritet papritmas: pas 3 ditësh, 6 javësh dhe 6 muajsh të jetës së tij.
Mos u shqetësoni, këto janë ndryshime të natyrshme të zhvillimit dhe trupit tuaj do t i nevojiten disa ditë që të përshtasë prodhimin e qumështit me nevojat gjithmonë e në rritje të fëmijës suaj.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qumështi i nënës duhet të jetë ushqimi i vetëm i fëmijës gjatë 6 muajve të parë të jetës së tij. Por ju nuk duhet ta ndaloni të ushqyerit me gji edhe pas kësaj periudhe kohore. Të ushqyerit me gji gjatë një harku kohor prej një viti do të sjellë mjaft rezultate të dobishme.
Studimet më të reja
Ushqimi i nënës, shëndeti i fëmijës
Që më parë është ditur se ushqimi i nënës gjatë shtatzënisë ka ndikim të madh në zhvillimin e fetusit. Ndërsa një studim i ri tregon se edhe konsumimi i yndyrave nga shtatzënat mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës në jetën e mëvonshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët edhe të nënave të shëndosha edhe të atyre të dobëta, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar sasi të konsiderueshme të yndyrave, janë të rrezikuar për të zhvilluar steatozën joalkoolike të mëlçisë. Po ashtu është vërtetuar se të njëjtat nëna, nëse në shtatzëninë e radhës kanë konsumuar më pak yndyra, atëherë rreziku i fëmijës tjetër ka qenë shumë më i vogël për t u sëmurë nga kjo sëmundje e mëlçisë.
Autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se fetusi gjatë zhvillimit është shumë i ndjeshëm nga yndyrat që konsumon shtatzëna, pavarësisht peshës trupore që ka ajo.
Lindja e parakohshme dhe autizmi
Të dhënat e grumbulluara në SHBA tregojnë se fëmijët e lindur para kohe janë dy deri tre herë më shumë të rrezikuar që të shfaqin simptoma të autizmit para moshës dyvjeçare.
Revista “Journal of Pediatrics” ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 988 fëmijë të lindur së paku tre muaj para kohe. Shkaktarët e çrregullimeve që vështirësojnë komunikimin dhe ndërveprimin e fëmijëve me rrethin mbeten të panjohur. Mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar se një gjen luan rol në këtë mekanizëm, po ashtu edhe ambienti jetësor konsiderohet si faktor nxitës i autizmit. Studimi i fundit jep hipotezën se lindja para kohe nuk është e lidhur në mënyrë direkte me shfaqjen e autizmit, porse shkaktari i cili nxit autizmin, është njëkohësisht edhe shkaktar i lindjes para kohe. Përveç autizmit, lindja para kohe është e lidhur me rrezikun e lartë për t u zhvilluar retardimi mendor, paraliza cerebrale, vështirësi të funksionit të mushkërive, si edhe humbje të dëgjimit apo shikimit.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009