Vdekja e “patriarkut”, po aq fisnike sa edhe lindja
Autori i Lajmit: red.
I gjithë komuniteti i artistëve shqiptarë, është përkulur dy vite të shkuara me nderim, para trupit të pajetë të Kadri Roshit, kolegut dhe profesorit të tyre, aktorit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare, gjatë homazheve të zhvilluara në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Aktorë të brezit të Kadri Roshit, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Esma Agolli, por edhe të brezit më të ri, si Yllka Mujo, Petrit Malaj, Altin Basha, regjisorë, operatorë, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës, njerëz nga i gjithë spektri politik, miq dhe dashamirës, i kanë dhënë lamtumirën e fundit njeriut, i cili u dallua gjatë gjithë jetës për pasionin, përkushtimin dhe dashurinë për profesionin e tij. Shumë fotografi nga rolet e tij më të spikatura shoqëronin këtë ceremoni. Të vendosura në hollin e Teatrit Kombëtar, shumë pak larg skenës ku Kadri Roshi interpretoi për herë të parë në vitin e largët 1945, ishin shoqërueset më fisnike të ceremonisë, ku për herë të parë nuk u dëgjua zëri dhe fjala e goditur e aktorit të madh. Heshtje dhe lotë nën tingujt e muzikës funebër, mbizotëruan për gati dy orë homazhet në kujtim të figurës së aktorit autodidakt të skenës shqiptare nga qindra njerëz, shumë prej të cilëve dashamirës të artit të tij. Kanë nderuar kujtimin e tij, Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Thanë për Kadri Roshin...
Në librin e ngushëllimeve, Kreu i qeverisë shkroi: "Gjeniut të artit skenik shqiptar me nderim të madh". ”Ai ka qenë dhe do të jetë një aktor i pazëvendësueshëm", u shpreh atë ditë për median aktorja e njohur Violeta Manushi, duke kujtuar interpretimin e saj të parë me Kadri Roshin, në filmin e parë shqiptar “Tana”, realizuar me skenar të Fatmir Gjatës. Dramaturgu i njohur, Ruzhdi Pulaha, tha se "gjithnjë kishte adhuruar figurën e tij”. Duke vlerësuar interpretimin e devotshëm artistik të Kadri Roshit në drama, ai tha se “patriarku i madh Kadri Roshi është ndarë nga ne vetëm fizikisht.., shpirtin ai e ka lënë në veprën e tij”. Jo pa keqardhje, kujtoi dramën “Të pastrehët” një vepër që ai e kishte shkruar enkas për aktorin e madh, por që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk mundi ta interpretonte dot. Ndërsa aktorja Marika Kallamata e quajti atë “aktor të mendimit dhe një aktor i kalibrit të madh”. “Sytë e Kadri Roshit flisnin dhe kur nuk kishte tekst“, cilësoi Kallamata, e cila ka punuar në disa role me aktorin e shquar. “Kadri Roshi është korifeu i skenës shqiptare, themelues i shkollës dramatike në vitin 1945 dhe i Teatrit Kombëtar”, u shpreh aktorja Drita Pelingu. Regjisori i njohur, Kujtim Çashku, i cili ka punuar në një numër të konsiderueshëm filmash me aktorin e njohur u shpreh "se sa kohë që të kalojë, unë do të jem vetëm një nxënës përpara veprës së tij".
Lamtumirë nga shtëpia e tij
Kadri Roshi nuk kishte si të mos i jepte në një ditë me shi lamtumirën e fundit shtëpisë që e rriti. Dhe sikundër i takon të zotit të shtëpisë, ashtu edhe në atë ditë të trishtë, Ai për herë të fundit priti miqtë e shtëpisë së tij të madhe, me ata që ai kaloi një jetë të plotë artistike, priti spektatorin që e duartrokiti për vite me radhë. I pafjalë, kësaj here, ai iku duke i lënë gjithsecilit që ka jetuar me të, që e ka takuar atë, që e ka ndjekur në rolet e tij në skenë dhe kinematografi, fjalën dhe gjenialitetin e artistit lindur në Mallakastër, një zonë e fortë nga relievi, sikundër ishte edhe karakteri i Kadri Roshit. “Historia e teatrit është shumë e gjatë", thoshte ai, duke shtuar bujarisht se "të tjerë do të kenë fatin ta çojnë më tej këtë histori sa të bukur, aq edhe të mundimshme". "Sa të jem gjallë do të luaj në skenë, edhe sikur gjunjët të më dridhen", tregonte ai. Në një nga ditët e shëndetit të përkeqësuar, ai do rrëfente se me intepretimin e tij në filmin e regjisorit Viktor Gjika, "Njeriu me top" kishte realizuar rolin e karrierës: "Plaku Mere është kurora e roleve të mia. Atë e kam ndërtuar vetë nga e para, si kam ditur". Nën një shi zvarranik, heshturazi, qindra njerëz e kanë përcjellë në banesën e fundit Sokratin e skenës shqiptare. Atë ditë ai nuk mundi të flasë. Të tjerë folën për të, me fjalët më të zgjedhura, kur ai heshtte fisnik. Se vdekja është po aq fisnike, sa edhe lindja. Apo jo?
Filmografia
Kolonel Bunker (1998)
Mirupafshim (1997)
Tingujt e harresës (1996)
Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988)
Pesha e kohës (1988)
Rikonstruksioni (1988)
Kur ndahesh nga shokët (1986)
Rrethimi i vogël (1986)
Dasma e shtyrë (1984)
Fejesa e Blertës (1984)
Apasionata (1983)
Era e ngrohtë e thellësive (1982)
Dëshmorët e monumenteve (1980)
Partizani i vogël Velo (1980)
Ballë për ballë (1979)
Këshilltarët (1979)
Liri a vdekje (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Njeriu me top (1977)
Shëmbja e idhujve (1977)
Zemrat që nuk plaken (1977)
Fije që priten (1976)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Përballimi (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Tana (1958)
Jetëshkrimi
Gjeniu i 180 roleve
Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe e ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009