Diplomat 3-vjeçare, studentët e UT sot bojkotojnë mësimin
Autori i Lajmit: red.
Rikthehen sërish protestat e studentëve me kërkesën për ndryshimin e modelit të diplomës 3-vjeçare. Sot ata do të bojkotojnë mësimin në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës. Protesta do të nisë paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” për t u ndalur para MASH-it. Dje studentët i kanë nisur një peticion me 1200 firma, ministrit të Arsimit, Fatos Beja, ku i kërkojnë zgjidhjen sa më shpejt të problemit të diplomave.
Peticioni ndaj MASH
“Ne studentët e Universitetit të Tiranës, që studiojmë sipas direktivave të Deklaratës të Bolonjës, ju dërgojmë këtë peticion, të cilin ua kemi bërë për dijeni të gjitha instancave, duke pasur parasysh zhvillimet e javëve të fundit, për sa i përket problematikës së diplomave të sistemit trevjeçar (Bachelor). Bazuar në Ligjin 9741, datë 21.05.2007, “Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, studentët kërkojmë:
1.Anulimin e udhëzimit 26, datë 14.07.2008, të firmosur nga ish-ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Genc Pollo, për dy arsye themelore.
2. Pikat 3, 4, 5 të këtij udhëzimi marrin kompetencat që ligji në Nenin 31, pika 4 ia ka atribuar dhe detyruar Senateve Akademike, dhe në rastin tonë, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
3. Pika 6 e këtij udhëzimi bie ndesh me Nenin 31 pika. 6 të Ligjit për Arsimin e Lartë, ku udhëzimi tejkalon në mënyrë flagrante kompetencat dhe detyrimet ligjore.
Letra-Rektoratit
Po dje, studentët i kanë nisur një letër edhe rektorit të UT-së, Dhori Kule, si dhe dekanëve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, ku i vënë në dijeni për protestën e sotme. “Grupi organizator i protestës studentore që do të mbahet ditën e premte datë 06.02.2009, përpara Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, na ka kërkuar t ju vëmë në dijeni për sa vijon:
1. Ditën e Premte datë 06.02.2009, studentët e Universitetit të Tiranës do të BOJKOTOJNË procesin mësimor, si pjesë e protestës që do të zhvillohet po këtë ditë.
2. Protesta do të zhvillohet në formë marshimi nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës ku do të mbahet edhe një tubim.
3. Protesta, e shoqëruar me bojkot në të gjithë Universitetin, do të zhvillohet duke pasur parasysh shkeljet flagrante që Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë ndaj Ligjit të Arsimit të Lartë, në lidhje më hartimin e formës dhe përmbajtjes së diplomës trevjeçare.
Protestat e studentëve
Ish-studentët e Gazetarisë, që kanë mbaruar një vit më parë me sistemin e Bolonjës, i kanë refuzuar kategorikisht diplomat e reja. Prej disa javësh ata po i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të ndryshojë formën e diplomës, e cila është e ngjashme me një certifikatë, ndërkohë që ish-studentët thonë se forma e diplomës së re ka dhe shumë mangësi të tjera, krahasuar me formatin e paraqitur nga Senati i Universitetit të Tiranës. "Diploma e nivelit të parë nuk përmban titullin e studimit, nuk përmban emrin e fakultetit ku kemi studiuar, dhe nuk janë të besueshme për tregun e punës",- janë shprehur studentët e Gazetarisë gjatë protestave së tyre, ndërkohë që në mbështetje të studentëve ka dalë edhe Unioni i Gazetarëve si dhe Rektorati.
Kërkesat

3. Pika 6 e këtij udhëzimi bie ndesh me Nenin 31 pika. 6 të Ligjit për Arsimin e Lartë, ku udhëzimi tejkalon në mënyrë flagrante kompetencat dhe detyrimet ligjore
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009