30 ditë për restaurimin e kalasë mesjetare
Autori i Lajmit: red.
Kalaja mesjetare e Durrësit pritet t i nënshtrohet rikonstruksionit brenda muajit shkurt, përmes një investimi prej 7 milionë lekësh, akorduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Restaurimi do të prekë muret si dhe katër portat e kalasë, ndërkohë që në këtë projekt përfshihet dhe vendosja e tabelave shpjeguese për të gjithë itinerarin historik. Muret e kalasë mesjetare, që ndodhet në qendër të qytetit bregdetar, kanë një gjatësi afro 300 metra nga Torra Veneciane deri në afërsi të amfiteatrit antik. Ato janë ndërtuar dhe rindërtuar disa herë, duke filluar nga shekulli V. Edlir Tërpo, drejtor i degës rajonale të monumenteve, tha dje se kalaja mesjetare e Durësit do të jetë objekti i parë historik që do të restaurohet gjatë vitit 2009. Ai informoi se gjatë këtij viti janë parashikuar të realizohen një sërë projektesh që do të përfshijnë restaurimin e Bazilikës së Arapajt, 5 km larg Durrësit, atë të Gjuricajt në komunën e Ishmit si dhe forumin rrethor dhe amfiteatrin antik të qytetit bregdetar. Dega e monumenteve të kulturës në Durrës kujdeset për 36 monumente që shtrihen nga zona e Ishmit në veri deri në Peqin në jug.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009