E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Materialet zgjedhore, të hapen me mostra”



Kreu i ekzekutivit propozoi dje nga mbledhja e grupit demokrat që komisioni hetimor, i cili do të hapë kutitë e materialeve zgjedhore, të përzgjedhë disa mostra nga çdo zonë zgjedhore. Sipas tij, nëse do të kërkohet të hapen të gjitha kutitë e materialeve në të gjithë vendin, kjo do të kërkojë një kohë shumë të madhe. “Për sa u përket materialeve të votimit, jemi të gatshëm të marrim pjesë në hetim, pa ndonjë paragjykim. Me një kusht të vetëm, që unë në mënyrë absolute, asnjë deputeti nuk mund t’i them që të shqyrtojë të gjitha materialet. Sepse të rrish të shqyrtosh vetëm listat e Tiranës, mund të duhen dy vjet. Po të dojë zoti Rama t’i shqyrtojë nga e para gjer tek e fundit materialet. Po të dojë bashkëpunim me ne në komision, le të punojë me mostra, ose të gjejmë formulën se si t’i përzgjedhim. Ai mund t’i marrë të gjitha materialet, ne nuk kemi asnjë kundërshtim, për çfarë i takon me ligj”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›