E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: S’kam marrë pjesë në diskutimin e formulës për krizën



Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, sqaroi dje se nuk ka marrë pjesë në hartimin e formulës për zgjidhjen e krizës politike në vend, formulë që u artikulua publikisht nga ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. Duke folur pas përfundimit të punimeve të Konferencës Islamike, ku u miratua një deklaratë për Kosovën, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se “unë dua të shpreh keqardhjen për çdo përpjekje për të keqinterpretuar angazhimin tim pikërisht në drejtim të zëvendësimit të grevës së urisë me dialogun politik, për t’i dhënë një zgjidhje gjithë pretendimeve të opozitës, bazuar në parimin e transparencës dhe të Kushtetutës, për sa u takon shqetësimeve të ngritura për hetimin e zgjedhjeve të fundit të bëra nga ana e saj”. Sipas tij, “për fat të keq, me përpjekjet për të paraqitur si autor të propozimit në fjalë personin tim, dua të shpreh keqardhjen, sepse jo vetëm që nuk kam marrë përsipër asnjëherë për të diskutuar mbi një formulë konkrete, por absolutisht dua të siguroj se e kam pasur dhe e kam shumë të qartë nenin përkatës, ku bëhet fjalë për administrimin e të gjitha materialeve zgjedhore, ku bëhet shumë e qartë se KQZ-ja i hap të gjitha kutitë e votimit, ku bëhet e qartë se një pjesë e tyre, sipas këtij neni, transferohet në Arkivin e Shtetit dhe ku bëhet po kaq e qartë se të gjitha fletët dhe kundërfletët e votimit digjen nën monitorimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Sipas tij, janë të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›