Maternitetet, lindjet me operacion do u ulin buxhetin
Sonila Isaku
Buxheti i materniteteve do te ulet, ne rast se ato do te kryejne me shume se 20 per qind te lindjeve me operacion cezarian. Kjo menyre lindjeje do te thote performance e keqe e mjekeve dhe per pasoje ISKSH, nuk do te jape buxhetin e percaktuar per kete institucion. Kjo eshte nje nga pikat kyce te kontratave te hartuara nga ISKSH, te cilat synojne frenimin e lindjeve me operacion, si nje fenomen ne rritje.
Masat
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, ka miratuar dje kontratat me te gjitha institucionet shendetesore, duke filluar qe nga spitalet e deri tek poliklinikat. Por kete vit jane percaktuar nje sere masash, te cilat do te ndermerren nese keto institucione do te shkelin kontratat. Keshtu nese nje maternitet do te kryeje nje numer te larte lindjesh me operacion, nuk do te perfitojne buxhetin e percaktuar. "Nese do te kete nje perqindje me te larte se 20 per qind, te te gjithe lindjeve me operacione cezariane, kjo do te thote nje performance e keqe per spitalet dhe nuk do te jepet buxheti i percaktuar per kete. Kjo nuk do te thote qe ne prishim kontraten, por ne kete pike ne nuk do te japim pjesen e percaktuara te bonusit", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, kjo mase do te thote pamundesine e perfitimit te bonusit prej 5 per qind, qe shkon per te gjithe indikatoret e percaktuar per te gjithe spitalet. Per spitalet e materniteteve, nje nga indikatoret eshte ajo e prerjes cezariane, qe do te lidhet me 5 per qindeshin e bonusit dhe respektivisht nje pjese e kesaj, nuk do te shkoje nese do te kete nje performance si ajo e parashikuar ne kontrate.
Gjobat
Kontratat e reja synojne gjithashtu forcimin e rolit te kontrollit ne spitale. Moszbatimi i sistemit te referimit do te gjobitet me 10.000 leke per rastin e pare te konstatuar dhe ne rast te perseritjes 30.000 leke te reja e deri ne masa te tjera administrative, si propozim per largim nga puna. Nje pike tjeter e rendesishme e kontratave me spitalet eshte ngritja e struktures se sherbimit te recepsionit dhe arketimit, e cila do te regjistroje dhe identifikoje levizjen e pacienteve si dhe perfitimin e sherbimit perkates brenda spitaleve. Mirefunksionimi i ketij sherbimi do te sjelle ulje te informalitetit dhe rritje te te ardhurave te spitaleve, te cilat do te perdoren per barna, investime dhe shperblime. ISKSH per vitin 2010 do te lidhe kontrata me 39 spitale publike, nga te cilat 4 spitale ne nivel terciar.
Me aplikimin e kontrates se re mes ISKSH-se dhe spitaleve, synohet te hidhen konceptet baze per permiresimin e cilesise ne sherbimin spitalor.
Puna e mjekeve do te matet me ane te:
Perqindja e shfrytezimit te shtratit. (Sa me e larte te jete, aq me efikas eshte spitali)
Perqindja e rishtrimeve permes sherbimit te urgjences brenda 72 oreve, pas daljes nga pavijoni per te njejten diagnoze. (Sa me e ulet te jete, aq me efikas eshte sherbimi)
Perqindja e pacienteve te sheruar qe kane dale nga spitali. (Sa me e larte te jete aq me efikas eshte sherbimi e njeheresh edhe perfitimi i mjekeve)
Perqindja e kryerjes se operacioneve cezariane tek grate shtatzena (kur eshte e ulet tregon performance te mire te maternitetit)