Vlorë, lumi rrëmben një 13-vjecare
VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjormë, të Vlorës. Një 13-vjecare ishte duke kaluar lumin Shushicë, bashkë me të vëllanë kur është rrëmbyer nga rrjedha e tij. Mësohet se vëlla e motor po kalonin lumin Shushicë me kalë, por nga prurja e tepërt e lumit kali është trembur dhe i ka hedhur të dy në lumë. 16-vjecari ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa motrën e tij e ka marrë rrjdha. Bëhet e ditur se kanë nisur kërkimet për gjetjen e 13-vjecares me inicialet E.M. Kërkimet janë ndërmarrë në mënyrë vullnetare nga banorët e fshatit, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë mbërritur në vendngjarje edhe forcat e policisë.(m.a/BalkanWeb)