Superaksioni, në pranga 26 falsifikatorë
TIRANË- Prej më shumë se një viti falsifikonin kartëmonedha të prerjeve të ndryshme ndërsa një operacion i policisë së Tiranës në bashkëpunim edhe me prokurorinë ka bërë të mundur prangosjen e 26 personave. Të arrestuarit janë të gjithë nga Tirana, mes tyre edhe një femër dhe tre të mitur.Falë një pune intesive të këtyre strukturave, për një periudhë kohore prej 6 - muajsh, u bë e mundur goditja e këtij grupi të struktuar kriminal, i cili vepronte në qytetet : Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Saranadë, Elbasan, Pogradec, Korcë, Shkodër dhe Kukës. Në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë dhe lidhjeve të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari si dhe gjetja e sekuestrimi i provave konkrete. Shtetasit e ndaluar dhe të arrestuar si të implikuar në këtë veprimtari janë:Altin Baftjar Lala, 30 vjec, banues në Tiranë, Besnik Shaqir Gaci, 27 vjec, Avdi Kujtim Gjika, 24 vjec, Sali Ramiz Prendi,Dritan Safet Elezaj, 25 vjec, A. C, 16 vjec, Bilbil Shaban Sefa, 31 vjec banues në Tiranë, Dëfrim Ymer Mata, 21 vjec, Anila Dalip Kodra, 18 vjec, Roland Qani Skuqi, 23 vjec, Altin Zeqir Murani, 25 vjec, Aben Fran Seferi, 27 vjec, Astrit Fran Seferi, 24 vjec, Aristogon Elez Pashka, 22 vjec, Artur Elez Pashka, 21 vjec, Eduart Elez Pashka, 24 vjec, Shpetim Memish Mataj, 22 vjec, Artan Emri Halilaj, 21 vjec, Alfren Ndue Bushgjokaj, 26 vjec, Xhevahir Mersin Koldashi, 21 vjec, Gazmend Cerpja, 27 vjec, Ahmet Meci, 22 vjec, Muhamd Murrani, 20 vjec, E. D, 17 vjec banues në Tiranë, E.I, 17 vjec.Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci ka bërë të ditur se ky grup kriminal kishte prodhuar kartëmonedha të falsifikuara, ndërsa e kishte shtrirë veprimtarinë e tij në të paktën 10 rrethe të vendit.“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për më shumë se një vit kanë prodhuar kartëmonedha të falsifikuara të prerjeve 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë të reja. Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se këto kartëmonedha prodhoheshin në Tiranë, në afërsi të rrugës 5 Maji. Këta shtetas kanë kryer edhe shpërndarjen e kartëmonedhave, në qendra spitalore si edhe pranë bizneseve private”.Të arrestuarve u janë sekuestruar rreth 1.4 milionë lekë të reja false, ndërsa dyshohet se shuma që ata kanë shpërndarë të jetë disa herë më e madhe.Sipas drejtorit Tonin Voci, në cilësinë e provave materiale u sekuestruan : "Shuma e parave prej 1.4 milion lekë, kartmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja, kompjutera destop dhe kompjuter lap top të cilat shërbenin për përpunimin e kartmonedhave të skanuara, printer dhe skaner me rezolucion të lartë, të cilat shërbenin për printimin e prodhimin e karmomedhave të fallsifikuara, makineri për prerjen e kartmonedhave të fallsifikuara, USB i cili përmbane materialet e krijuara për realizimin e kësaj veprimtarie, fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë zjarri e llojit pushkë, maska të ngjashme me ato të Forcave Speciale, një sasi e konsideruedhme të kartave telefoni prej 400 numrash, rreth 100 aparate celular."Sipas Drejtorit të policisë së Tiranës janë marrë mbi 100 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që ka ftuar qytetarët e dëmtuar nga këta shtetas të paraqiten për të kallëzuar në seksionin kundër krimit ekonomik, financiar në drejtorinë e policisë.(m.a/BalkanWeb)