Magjia e topit, më e madhe se e fjalëve
Në prag të fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit, fituesi i çmimit "Nobel" rrëfen jetën si tifoz, shprehjen e nacionalizmit turk në këtë sport dhe si sporti e ka bërë Turqinë pjesë të Evropës gjatë 50 viteve të fundit.
Z, Pamuk, do t‘i ndiqni ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit?
Sigurisht. Dhe duhet t‘ju them se do ndihem shumë keq nëse skuadra turke humbet. Do të më shkatërrojë moralin. Kur Fenerbahçja e Stambollit luajti kundër Çelsit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, fika televizorin pa filluar pjesa e dytë e ndeshjes, pasi skuadra nuk kishte më shanse. Ishte trishtuse të shihje futbollistët tanë të detyruar të dorëzonin topat, si të qenë fëmijë.
Jeni tifoz?
Isha në moshë të re. Ajo që ndodhte në shtëpinë tonë pa dyshim do të konsiderohej si fanatizëm sportiv në ditët e sotme. Njëri nga xhaxhallarët qe tifoz me Gallatasarajin e Stambollit, ndërsa tjetri me Beshiktashin. Ndërsa im atë dhe pjesa jonë e familjes qemë të marrosur pas Fenerbahçes.
Ju merrte babai me vete në stadium?
Po, dhe në fakt shumë shpesh. Por çastet e mëdha që më janë ngulur në mendje nuk janë golat. Çasti që më vjen më shumë në mendje është ai kur futbollistët e Fenerbahçes vërshonin në stadium përpara rënies së bilbilit për fillimin e ndeshjeve. Quheshin kanarina për shkak të fanellave të verdha. Ishte sikur, si të qenë kanarina, të vërshonin brenda në stadium përmes ndonjë zgavre. E doja me gjithë shpirt atë çast. Ishte poezi e vërtetë.
Përse me Fenerbahçen?
Është diçka e ngjashme me besimin fetar. Nuk ka vend për "përse". Mund ta recitoj të gjithë skuadrën e vitit 1959 si të qe një poemë. Sigurisht, ka të bëjë edhe me identifikimin me tim atë. Gjithnjë uleshim pranë atij seksioni të stadiumit ku qëndronin Vip-at, të cilët më dukeshin si kapitalistë të dalë nga skenarët e Bertold Brehtit. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve tymosnin puro të trasha, shenjë pasurie, dhe duke qenë se nëpër stadium frynte në të gjitha rastet era e Bosforit më vjen në mendje se gjithnjë më lotonin sytë nga tymi i tyre. Gjatë ndeshjes i shanin futbollistët ashtu si një biznesmen shan ndonjë të punësuar hallexhi. Më dukej diçka e tmerrshme.
Përse? Kjo gjë ndodh rëndom nëpër stadiume.
Nuk i fyenin në atë mënyrë që e bëjnë tifozët e zhgënjyer nga skuadra, pasi nuk qenë tifozë me shpirt, siç qeshë unë. Ndonjëherë flisnin edhe për punë biznesi gjatë ndeshjeve dhe mua më krijohej ndjesia se diçka e tillë fyente heronjtë e mi në fushë.
Si e shprehje dashurinë për skuadrën?
Grumbulloja mbështjellëset e çamçakëzëve me fotot e futbollistëve, të cilat tani po përpiqem t‘i shes në eBay. Çdo të hënë prisja nga gazetat artikujt që shkruanin për Fenerbahçen. Në fakt, gjatë gjithë fëmijërisë kam parë foto të marra nga prapa portës, me topin brenda në rrjetë dhe me portierin e shkretë që shihte me dëshpërim.
Keni luajtur vetë futboll?
Kurrë në ndonjë klub, por kam luajtur rrugëve të Stambollit para dhe pas shkollës.
A luanit mirë?
Nuk dua të jem modest. Kisha talent, por nuk kisha ndonjë muskulaturë të veçantë. Të fantazoja për lojën qe për mua po aq e rëndësishme sa edhe vetë loja. Këto fantazi përcaktojnë edhe udhët që marrim në jetë dhe përgjatë atyre fantazive unë isha gjithnjë hero futbolli. Gjatë ëndrrave me syhapur, imagjinoja pafundësisht një skenar në të cilin Fenerbahçe luante në një ndeshje të Kupës së Kampioneve dhe unë, veç një fëmijë, futesha në fushë në minutën e 89-të. Sigurisht, isha unë ai që shënonte golin e fitores.
Kritiku i njohur gjerman, Klaus Tevelit, dikur ka shkruar se futbolli i "hapi portat e botës".
E kuptoj shumë mirë këtë, por mua futbolli më hapi portat e komunitetit. Së pari, me tim vëlla, i cili është 18 muaj më i madh se unë, duke përdorur lodra e gjithçka tjetër vinim në skenë ndeshje të tëra të kampionatit turk apo të Kupës së Kampioneve. Njëri nga ne hiqej sikur të ishte komentator radioje dhe që i përshkruante atë që ndodhte në fushë një audience imagjinare. Secila lodër përfaqësonte një futbollist të famshëm dhe kur im vëlla ngatërronte ndonjë emër ia bëja të qartë gabimin, duke bërë gjeste në heshtje, nga ankthi për të mos bezdisur milionat e tifozëve që dëgjonin radion.
Përse ishte kaq e rëndësishme radioja?
Ishte mjeti i komunikimit që solli këtë sport te ne. Reporterët radiofonikë më mësuan të dëgjoja dhe të imagjinoja diçka në të njëjtën kohë. Në shekullin XVIII, Gëte udhëtoi në Itali ku pa me sytë e vet "Darkën e Fundit" të Da Vinçit. Deri në atë kohë gjermanët kishin dëgjuar për atë pikturë, por nuk e kishin parë me sy. Ai u kthye në Gjermani dhe shkroi për veprën. Ekziston një fjalë greke për ta shprehur këtë proces, "ekfrasis", që do të thotë të shprehësh një imazh me fjalë. Komentimi i futbollit në radio luan të njëjtin rol. Sigurisht, është e qartë që komentatori gjendet gjithnjë me një kohë vonesë lidhur me atë që ndodh në fushë, kështu që gjatë gjithë kohës është i detyruar të redaktojë fjalët që thotë. Futbolli është më i shpejtë se fjalët.
Keni menduar ndonjëherë të shkruani për futbollin në ndonjë kontekst letrar?
Sigurisht, stadiumi është një skenë ku shpaloset një dramë, në të cilën çdo skenë e vetme përfaqëson një kampionat të tërë botëror. Por futbolli është diçka vizuale, ndërsa literatura verbale. Kjo i ndërlikon gjërat. Përveç kësaj, nuk më pëlqen përqasja e gazetarisë së sotme me sportin - që është e mbushur me histori ku tregohet sa shumë e përfshirë është mafia me futbollin, pasi unë u besoj përrallave dhe parapëlqej të mos e mësoj sa i korruptuar është në të vërtetë futbolli. Por mendoj se luan rol të rëndësishëm në romanin tim "Libri i zi", të cilin e botova në vitin 1990. Një prej karaktereve të tij është një burrë që vërtitet në Stambollin e viteve ‘80 në kërkim të një jete. Në versionin origjinal, dëgjon se si Turqia po mundet nga Anglia në një ndeshje në vendin e vet, se si anglezët nuk ndalin së shënuari gola. Në vitet ‘80, Turqia humbi dy ndeshje ndaj Anglisë me rezultat shumë të thellë. Futbollistët anglezë u tallën me tanët në fushë, ndërsa shtypi britanik na vuri në lojë për faktin se nuk kishim një fushë me bar në Stamboll. Për mua këto dështime më shumë se gjithçka tjetër qenë metafora për gjendjen e vendit tonë, ashtu edhe si shkaktare të një ndjesie të fortë poshtërimi. Në fakt, i hoqa pjesët ku shkruhej për ndeshjet, pasi libri po dilte shumë i trashë. Por sot jam penduar për këtë.
Çfarë thotë futbolli turk mbi gjendjen e vendit sot?
Ish-diktatori portugez, Antonio Salazar, gjithashtu e shfrytëzonte futbollin si një mjet për të kontrolluar vendin. E trajtonte këtë lojë si opium për masat, si një rrugë për të ruajtur paqen. Do të kishte qenë bukur që të trajtohej në këtë mënyrë edhe në vendin tonë. Këtu futbolli nuk është opium, por makinë për të prodhuar nacionalizëm, ksenofobi dhe autoritarizëm. Mendoj gjithashtu se nuk janë fitoret, por humbjet ato që ushqejnë nacionalizmin.
Përse ndodh kjo?
Nacionalizmi lind për shkak të katastrofave, pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për një tërmet apo për një luftë të humbur. Në librat e tij, Tolstoi tregon qartë se si lufta kundër Napoleonit u ndihu rusëve të krijojnë identitetin kombëtar. Një humbje 0:8 kundër Anglisë është katastrofë e ngjashme.
Turqia u rendit e treta në Kampionatin Botëror të gjashtë viteve më parë.
Është e vërtetë, por pas kësaj, futbollistët e skuadrës kombëtare, me dështimin e përpjekjeve për t‘u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2006, sulmuan futbollistët zviceranë. Ishte diçka e shëmtuar dhe e papranueshme, veçanërisht duke parë edhe çka shkroi shtypi turk lidhur me ngjarjen. Për kualifikimin e dështuar fajësuan gjyqtarët dhe folën për të gjitha llojet e mundshme të konspiracioneve, ditët e sotme futbolli turk i shërben kauzës së nacionalizmit, por jo të kombit.
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrë njeriu nga futbolli?
Shumë. Për shembull që ekzistojnë shtete të tjera e njerëz të tjerë, me ngjyrë lëkure të ndryshme nga e jona, njerëzit që janë tamam si ne dhe ndaj të cilëve duhet të sillemi me respekt. Futbolli është në gjendje të na mësojë se edhe pse individët që përbëjnë një skuadër mund të jenë të dobët, mund të arrijë gjithsesi sukses në rast se dinë të bashkojnë e të bashkërendojnë forcat. Ose që nuk duhet të sulmojmë dikënd fizikisht në rast se pësojmë një disfatë dëshpëruese. Por edhe diçka tjetër: nëse Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, thotë se Turqia nuk është pjesë e Evropës, mund të themi se Fenerbahçe, në cilësinë e klubit ndërkombëtar, është prej 50 vjetësh pjesë e Evropës.
Megjithatë, himni turk luhet përpara çdo ndeshjeje që Fenerbahçe luan në kampionatin vendas.
Fëmijëria më ka dhënë provën se futbolli nuk mund të dhurojë kënaqësi pa komunitetin. Ndërkaq, gjërat vështirësohen kur komuniteti ka probleme identiteti. Në këtë çast shohim me sy shfaqjen e të gjitha formave të ekzagjerimeve nacionaliste. Dhe shumë syresh vërehen qartë në Turqinë e sotme. Problemet e marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian nuk kanë gjetur ende zgjidhje, ashtu si edhe problemet që kemi me kurdët.
Mos ju ka ndryshuar edhe juve futbolli?
Vazhdoj të mbetem edhe sot tifoz i zjarrtë i klubit tim, pasi nuk mund t‘ua shpjegoj me fjalë shndërrimin emocional që pësoj sapo shoh fanellat e Fenerbahçes. Edhe pse Fatih Terim, trajneri i kombëtares sonë është ultranacionalist, nuk ka asnjë dyshim se do jem nga ana e skuadrës turke gjatë Kampionatit Evropian, tamam si gjithë të tjerët do e kenë zemrën me skuadrat e vendeve të veta. Unë jam tifoz, apo jo?
Çfarë ju ka ndodhur në të vërtetë?
Gjatë viteve ‘80 iu përkushtova gjithnjë e më shumë letërsisë dhe gjithashtu shkova të jetoja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Papritmas as që e dija cila nga skuadrat e kishte fituar kampionatin turk. Përveç kësaj, futbolli turk qe në gjendje shumë të keqe. Nuk bëhej më fjalë për të adhuruar heronjtë, por dështakët. Për shembull, portierët luanin rol kyç në skuadrën tonë deri në mbërritjen e viteve ‘90, pasi duke qenë se qemë shumë më të dobët se kundërshtarët, u binte atyre pesha e shpëtimit të kombit. Dhe në fund, shijimi i futbollit është pjesë e një konteksti shoqëror dhe unë e kam humbur besimin te ky kontekst shoqëror.
Albert Kamyja dikur shkroi për ditët kur kishte luajtur si portier se "Atë që di me siguri mbi moralin dhe obligimet, ia detyroj futbollit".
Kjo ndoshta mund të ketë qenë e vërtetë në Algjerinë e viteve 1930, por sot tingëllon naive. Morali me shumë gjasa është gjëja e fundit që mund të mësohet sot nga futbolli.