E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu-Kastrioti, me ne fund Xhafaj

/* */

Golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, Daniel Xhafaj, gjeti golin e parë në shtatë javët e para të edicionit aktual të Kategorisë Superiore me fanellën e Skënderbeut, me korçarët që u rikthyen te fitorja duke mposhtur 1-0 Kastriotn e Krujës, të cilën e kishin mundur edhe pesë ditë më parë në Kupën e Shqipërisë.

Goli i Xhafajt, i realizuar në minutën e 52-të, jo vetëm që i dha fund thatësirës së kampionit të madh, por solli e fitoren e parë të trajnerit çek Stanislav Levi në krye të Skënderbeut.

Një gol i rëndë me vlerën e tri pikëve, çka mund të jetë sinjali i parë i madh se kampionët kanë rigjetur ritmin e munguar në gjashtë javët e mëparshme, kur fiksuan katër rezutlate 0-0.

Fitorja i çoi korçarët në kuotën e 10 pikëve, duke u barazuar me Kamzën dhe Vllazninë. Për krutanët, kjo ishte humbja e tretë sezonale duke i dhënë fund serisë pozitive me tre fitore.

Kjo ishte fitorja e 8-të në 17 ndeshje historike me Kastriotin (7 fitore, 2 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 7-të

Të shtunën
Vllaznia-Pogradeci     1-0
Shënues: Sukaj 56’

Të dielën
Apolonia-Tirana 1-2
Shënues: Gërxho 10’/ Naçi 41 (autg), Pisha 89’

Tomori-Teuta 0-2
Shënues: Hyshmeri 43’, Veliaj 85’

Dinamo-Kamza 0-2
Shënues: Ziambo 13’, 45’

Shkumbini-Laçi 1-1
Shënues: Dervishi 30’/ Shazivari 20’

Të hënën
Bylis-Flamurtari        1-3
Shënues: F.Xhafa 35’/ Lena 65’, Hysa 82’, Sakaj 91’ (p)

Skënderbeu-Kastrioti    1-0
Shënues: D.Xhafaj 52’

RENDITJA

1     Tirana             7     +6     16
2     Teuta                7     +4     16
3     Flamurtari            7     +5    15
4     Kastrioti             7     +4     12
5     Laçi                 7     +1     12
6     Vllaznia            7     +2     10
7    Skënderbeu            7    +2     10
8     Kamza             7     +1     10
9     Shkumbini            7     +1     9
10     Bylis                7     -1     7
11     Apolonia            7     -3     7
12     Pogradeci             7     -7     7
13     Tomori             7     -8     4
14     Dinamo             7     -7     -1

Golashënuesit

8 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)

6 gola: Bala (Tirana),  Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)

5 gola: Dimo (Bylis, 2p);

4 gola: Hysa (Flamurtari)

3 gola: Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia),

2 gola: Gërxho (Apolonia); Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Pema (Kamza), Ziambo (Ziambo), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), Hyshmeri (Teuta), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia),

1 gol: Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), F.Xhafa (Bylis); Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari), Progni (Flamurtari), Lena (Flamurtari), Sakaj (Flamurtari); Mici (Kamza), Ndreka (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Vuçaj (Laçi, 1 p) Shazivari (Laçi); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu), D.Xhafaj (Skwnderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana), Pisha (Tirana); Markoviç (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p), Veliaj (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës), Naçi (Apolonia, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›