E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhem i afrohet zonës Champions

Totenhem ka fituar “derbin” e vogël me skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë, Kuins Park Rejxhërs me rezultatin 3-1. Spursat e drejtuar nga Herri Redknap kaë dominuar krejt 90 minutat dhe pavarësisht shkurtimit të diferencës së golave nga miqtë. Rezultatin e çel një gol i Gareth Bejlit, që i asistuar nga Aron Lenon nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Keni. Më pas do të jetë Rafael Van der Vart që me golin e tij mbyll pjesën e parë me shifrat 2-0. Miqtë do të shkurtojnë me Bothrojd, por një tjetër gol i talentit uellsian, Gareth Bejl, vulos fatet e ndeshjes.

Premier Liga

Rezultatet

Të shtunën

Everton – Mançester Junajtid 0-1

Çelsi – Arsenal 3-5

Mançester Siti – Ulverhempton 3-1

Noruiç – Blekbërn 3-3

Sandërlend – Aston Vila 2-2

Suonsi – Bolton Uonderers 3-1

Uigan Atletik – Fulham 0-2

Uest Bromuiç – Liverpul 0-2

Dje

Totenhem – Kuins Park Rejnxhërs 3-1

Sot

Stoke Siti – Njukastëll Junajtid 21:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›