Levante i lëshon kreun Realit
Supriza e kampionatit spanjoll të futbollit, Levante, duket se deri dje mundi ta mbajë vendin e parë në La Liga. Skuadra nga Valencia u mund nga Osasuna, në fushën e kësaj të fundit, me rezultatin 2-0. Ekipi modest nuk ka grupin e lojtarëve që t’i mund rezistonte gjigandëve që e ndjekin pas, Real dhe Barça. Levante nuk tregoi në ndeshjen e së dielës se është ajo kryesuese e kampionatit. Kështu, ëndrra për Levanten me sa duket mbaroi dhe i le rrugë të lirë "luftës" mes Realit dhe Barcelonës, për të parë se kush do të jetë kampioni i ri i Spanjës në futboll.
La Liga
Rezultatet
Të shtunën
Vilareal – Rajo Valekano 2-0
Valencia – Getafe 3-1
Barcelona – Majorka 5-0
Sociedad – Real Madrid 0-1
Dje
Gijon – Atletik Bilbao 1-1
Osasuna – Levante 2-0
Satander – Real Betis 18:00
Atletiko Madrid – Zaragoza 20:00
Malaga – Espanjol 22:00
Sot
Sevilja – Granada 21:00