E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte: Nuk mendojmë për titullin!

Juventusi shijon vendin e parë në Serie A pas fitores kundër Interit dhe tifozët besojnë se kësaj radhe mund të arrihet te titulli kampion. Megjithatë, trajneri i Juventusit, Antonio Konte nuk ishte aq euforik pasi mposhti edhe rivalin tjetër milanez, duke thënë se ai e ka mendjen ndeshjen ndaj Napolit, të dielën. “Ishte ndeshje e shpejtë me shumë presion dhe me lodhje të të dyja skuadrave pas tri ndeshjeve në tetë ditë. Neve na mungon ende sensi i cinizmit pasi këtë ndeshje duhej ta kishim mbyllur më herët. Megjithatë, më pëlqen që po përmirësohemi çdo ditë e më shumë. Ndaj Napolit do të jetë tepër vështirë. Ata kanë një organizim shumë të mirë që i bën të rrezikshëm. Titulli? Është ende herët dhe llogaritë mund t’i bëjmë vetëm pas dhjetorit”, deklaroi trajneri Konte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›