E Diel, 1 Nëntor 2026

“Matrix”, 17 persona në pranga, vidhnin llogaritë bankare me karta të klonuara



Policia e Tiranës arrestoi 17 persona në muajin korrik të vitit të kaluar, të cilët akuzohen se klononin karta dhe vidhnin me to llogaritë bankare të shtetasve të ndryshëm të huaj. Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove nga llogari të ndryshme bankare nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit “Visa” dhe “Mastercard” me informacionet e personalizuara të personave të tretë. Sipas të dhënave hetimore të dosjes, numërohen 400 raste, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj., ku vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në shtete perëndimore. Operacioni "Matrix 4", i organizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua me arrestimin e 17 personave, pjesa më e madhe e të cilëve studentë, që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal për vjedhjen e bankave të ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›