E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, probleme me energjinë dhe stafin

25/03/2009  VLORE- Procesi për pajisjen me kartat e identitetit për rrethin e Vlorës ka nisur vetëm në Vlorë, komunën Qendër, Novoselë, Orikum dhe Himarë. Të dhënat bëhen të ditura nga prefekti i qarkut të Vlorës, Hasan Halili. Sipas tij, janë instaluar pajisjet në Shushicë, Selenicë, Armen, Vllahinë, Brataj dhe Sevaster. Të painstaluara janë në Kotë, Brataj e Hor Vranisht. Për sa u përket aplikimeve në Vlorë deri tani kanë aplikuar 8 mijë vetë, nga rreth 98 mijë votues që ka Vlora. Mesatarisht në komunat Novoselë, Qendër dhe Orikum kanë aplikuar nga 800 vetë për secilën, ndërsa në Himarë 400 persona. Për sa u përket problemeve, Halili thotë se ndër to evidentohet fakti se nga moderatorët e caktuar, kompania ose ka zëvendësuar, ose ka edhe të pakualifikuar. Problem tjetër mbetet tensioni elektrik i pastabilizuar, kjo kryesisht për komunat, në të cilat ka patur probleme me luhatjet e tensionit. Për zgjidhjen e këtij problemi, kompania ka kërkuar ndërhyrje nga komuna, ndërkohë që këto të fundit janë përgjigjur se zgjidhja duhet të kalojë nëpërmjet kompanisë përgjegjëse. Deri tani në Vlorë ende nuk kanë mbërritur kartat e reja të identitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›