E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matthaeus ndahet me Bullgarinë

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 17:30

Lothar Matthaeus ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Bullgarisë pasi të dyja palët arritën marrëveshje që kontrata e strategut gjerman të mos vazhdohet, njoftoi Federata Bullgare e Futbollit (BFU), të hënën.

Matthaeus i cili shtatorin e kaluar u bë trajneri i parë i huaj që drejton Bullgarinë nga 1966, nuk ka arritur sukses me ekipin që tashmë ka humbur gjasat për kualifikim në Euro 2012.

“Ai jetonte jashtë Bullgarisë për shumicën e kohës dhe ndoshta kjo ndikoi në rezultatet dhe përgatitjen e ekipit Kombëtar”tha presidenti i BFU-s, Borislav Mihaylov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›