Shtohet numri i të vdekurve nga tërmeti në Himalaje

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 14:30
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm, që e goditi Indinë, Nepalin dhe Kinën, ka arritur në 48.
Tërmet me intensitet 6.9 shkallë të Rihterit, ka shkaktuar shembje dheu, i ka dëmtuar ndërtesat dhe i ka detyruar njerëzit që të dalin në rrugë.
Epiqendra e tërmetit ishte në shtetin Sikim në Indi, afër kufirit me Nepalin dhe rajonin e Tibetit në Kinë.
Dridhja e tokës është ndjerë në pjesën veriore dhe lindore të Indisë dhe në jug të Bangladeshit.
Autoritetet thanë se nga ky tërmet, janë konfirmuar 48 vdekje, në Indi, Nepal dhe në Tibet.